Leje për asgjësim të eksplozivëve/fishekzjarreve
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet Leja për subjektin Juridik, i cili me pastaj thirret me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr Lejen për veprimtarin për të cilën ka aplikuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është pajisja e kompanive me leje 1 ditore për shkatërrimin dhe asgjësimin e fishekzjarreve si dhe zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Numri i Regjistrimit të biznesit
- Loji i ruajtjes (Eksploziv apo Fishekzjarrë)
- Vendi i adresës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi Postar)
- Emri i personit përgjegjës
- Vendi i adresës së personit përgjegjës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi postar)
Dokumentacioni i kërkuar
- Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) [Kopje]
- Certifikatën që nuk është nën hetime [Origjinal]
- Kopje e licencës apo lejes relevantee [Kopje]
- Certifikatën shëndetësore [Origjinal]
- Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) [Kopje]
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Lokacioni i shkatërrimit [Kopje]
- Procesi i propozuar i shkatërrimit [Origjinal]
- Lista e materialeve të cilat do të shkatërrohen [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Transfer bankar |