Licencim i aktivitetit të furnizimit publik me energji termike



Qëllimi
Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar. Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar. Procedura e vazhdimit është e njëjtë

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun e energjisë në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë

Baza ligjore

Validiteti
60

Organi i ankimimit
Zyra e Rregullatorit për Energji

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Shëno MW për të cilët kërkon licencë
  • Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
  • Vula e Aplikuesit
  • Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
  • Selia
  • Adresa
  • Nr. i Regjistrimit
  • Nr. i Telefonit, Nr. i Faksit
  • Adresa e e-mail-it
  • Emri dhe mbiemri i kontakt personit
  • Adresa
  • Nr. i Telefonit, Nr. i Faksit
  • Adresa e e-mail-it
  • Aktivitetet aktuale të aplikuesit në lëmin e Energjisë në Kosovë
  • Aktivitetet e mëparshme të aplikuesit në lëmin e energjisë në Kosovë
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën e regjistrimit të aplikuesit si Organizatë biznesore, që i është lëshuar nga agjencia e autorizuar për regjistrimin e organizatave biznesore. [Origjinal]
  • Planin e biznesit (afarist) të aplikuesit për tre (3) vitet e ardhshme [Origjinal]
  • Pasqyrat financiare vjetore të aplikuesit për tre (3) vitet e fundit. Këto pasqyra financiare duhet të jenë të audituara nga auditorë të licencuar dhe të pavarur financiarë. Aplikuesi do të dorëzojë raportin e auditorëve veçmas nga gjendja financiare, ndërsa ndërmarrja e sapokrijuar të dorëzojë deklaratën financiare dhe nformacione në lidhje me përvojën e partnerëve ose aksionarëve të tij, nëse ka, në përmbushjen e aktiviteteve të ngjashme për energji. [Kopje e verifikuar]
  • Vërtetimin nga një institucion financiar ose institucion tjetër që konfirmon ekzistencën e fondeve të mjaftueshme për ushtrimin e aktiviteteve për energji (p.sh. garanci bankare të aplikuesit apo kompanisë mëmë në rast të subvencionit, ose evidencë të ngjashme të fondeve të mjaftueshme për të financuar aktivitetin për të cilin kërkohet licenca). [Origjinal]
  • Kopjen e vërtetuar të regjistrimit të aksioneve ose pjesëmarrjes reale të cilitdo nga aksionarët ose partnerët e aplikuesit (p.sh. marrëveshjen e krijimit të shoqërisë, vendimin e gjykatës, kopjen e vërtetuar të regjistrit të aksionarëve, statutin e ndërmarrjes, etj.). [Origjinal]
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik. [Origjinal]
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara. [Origjinal]
  • Detajet e përvojës së aplikuesit për kryerjen e aktiviteteve të energjisë në formë të biografisë (Curriculum Vitae – CV) së ndërmarrjes. [Kopje]
  • Informacione në lidhje me strukturën organizative (menaxhmentin dhe personelin profesional) të aplikuesit. [Kopje]
  • Biografitë (CV-të) e stafit menaxhues dhe personelit tjetër të lartë të aplikuesit, së bashku me kualifikimet e tyre. [Origjinal]
  • Dëshmi për pagesën e taksës së aplikueshme për licencim (në pajtim me Nenin 6 paragrafin 5 të Rregullës për Licencim). [Origjinal]
  • Raport mbi përmbushjen e standardeve për furnizim të konsumatorëve, përfshirë: ankesat e konsumatorëve, kohën e përgjigjes ndaj ankesave të konsumatorëve, propozimet për faturimin, kohën e përgjigjes në qendrën e thirrjes, kohën mesatare të pritjes në qendrat për informim të konsumatorëve etj. . [Origjinal]
  • Të dhëna mbi burimet materiale në pronësi të aplikuesit, duke përfshirë të dhëna për sistemin informativ dhe softuerin në dispozicion për kryerjen e aktiviteteve. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Deri 25 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 8,000 € (tetëmijë euro). Pagese fillestare; dhe 500 € (pesëqind euro) - Pagese për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, dhe transfer licence. Transfer bankar 1000 4300 7000 8375

Shkarko formularët