Licencë për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë dhe Departamentin për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Divizionin për Armë dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit në fuqi.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për ushtrimin e veprimtarisë e prodhimit të armëve, pjesëve të armës dhe municionit.
Validiteti
E përhershme
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin e kompanisë dhe personin përgjegjës
- Numri i regjistrimit të biznesit
- Lloji i licencës (Shoqata e gjuetarëve, Shoqata e qitjes sportive, Qendra e trajnimit)
- Numri i licencës
- Vendi (Numri dhe rruga, Komuna, Vendi, Kodi postar)
- Kalibrat e lejuar
- Kategoria e poligonit
- Klasifikimi (Armë të shkurtra, Armë të gjata)
- Kategoria e armëve Letërnjoftimin (Kopje) të themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e biznesit [Origjinal]
- Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente [Origjinal]
- Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit [Origjinal]
- Dëshminë që ka së paku qarkullim [Origjinal]
- Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 2000 Euro, Per vazhdim 1000 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |