Certifikim i automjetit të akredituar transportues
Qëllimi
Kompania private e sigurimit parashtron kërkesë organit kompetent për certifikim të automjetit për Transportin e Parave të Gatshme. Pas pranimit të kërkesës udhëheqësi i divizionit, autorizon inspektorët të bëjnë inspektimin e automjeti për përmbushjen e standardeve të përcaktuara me akët nënligjor. Pas realizimit të inspektimit inspektorët bazuar në procesverbal dhe kritereve të parapara, rekomandojnë udhëheqësit të divizionit certifikimin e automjetit në kategorinë përkatëse. Pas verifikimit të dokumentacionit udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike lëshon vendim për certifikimin e automjetit për kategorinë përkatëse.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i zbatimit të dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë të transportit të parave të gatshme.
Baza ligjore
Validiteti
E papërcaktuar
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Adresa
- Nr. i regjistrimit të biznesit
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Data e aplikimit
- Numri kontaktues
- E-maili
- Vula
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa [Origjinal]
- Libreza e automjetit [Kopje]
- Libri i automjetit [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 10 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |