Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga energjia solare



Qëllimi
Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Procedura e vazhdimit është e njëjtë. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar. Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritëshme të energjisë.

Baza ligjore

Validiteti
60

Organi i ankimimit
Gjykata kompetente

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri - Nënshkruesi i kësaj letre,
  • Emri - menaxher i përgjithshëm i ndërmarrjes
  • Adresa e menaxher i përgjithshëm i ndërmarrjes
  • Shënimi i emrave të gjithë dokumentacioneve që i dorëzon me aplikacione
  • Nënshkrimi - Përfaqësuesi ligjor (Menaxheri i përgjithshëm)
  • Emri, institucioni, nënshkrimi I autorizuar, vula
  • Emri i personit juridik
  • Treguesit financiarë
  • Treguesit e llogaritur në përputhje me raportet vjetore
  • Raporti aktual % = asetet aktuale/detyrimet (borxhet) aktuale × 100 (%),
  • Asetet totale ( €), Asetet aktuale - total (€), Detyrimet - total (€), Borxhet - total (€)
  • Borxhet që duhen paguar brenda një viti (€)
  • 1. Kapitali punues (pika 1.1 - pika 2.1.1) - total (€) 2. Akumulime bankare - total (€) 3. Kreditë aktuale - total (€) 4. Kredi të tjera (të pakonsumuara ende) - total (€) 5. Të ardhurat (prej veprimtarive) - total (€)
  • Emri, mbiemri dhe nënshkrimi I Menaxheri financiar
  • Menaxheri i përgjithshëm (Emri, mbiemri dhe nënshkrimi, vula)
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e regjistrimit si një kompani afariste [Origjinal]
  • Dëshmi për themelimin e konzorciumit, shoqatës apo partneritetit (Kontrata/Statuti i Shoqatës.) [Origjinal]
  • Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara; [Origjinal]
  • Dëshmi nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik; [Origjinal]
  • Dëshmi për përfaqësuesin ligjor të autorizuar të aplikuesit (Vendimi i Bordit ose ndonjë dokument tjetër që dëshmon kompetencat e personit.) [Origjinal]
  • Dëshmi për rolin e secilit anëtar të Partneritetit lidhur me: a) Marrëveshjet financiare, b) Ekzekutimin e kontratës/ave Inxhinierike, të Prokurimit dhe Ndërtimit (IPN). Në rast se anëtarët e Partneritetit nuk sigurojnë të gjitha shërbimet kryesore për Projektin, atëherë bashkëngjisni dëshmi/kontrata për partnerët e propozuar (p.sh. furnizim me teknologji, etj.). [Origjinal]
  • Dëshmi lidhur me përvojën e aplikuesit/anëtarëve të partneritetit, sipas pikës 6 më sipër (Lista e projekteve referencë ku specifikohet vendndodhja, data e fillimit dhe data e përfundimit të projektit etj.). [Origjinal]
  • Dëshmi për mënyrën e financimit të projektin nga aplikuesi, (bashkangjisni letrat e synimit të ndonjë huadhënësi, etj). [Origjinal]
  • Dëshmi për mënyrën e financimit alternativ të Projektit (bashkëngjitni letrat e synimit të ndonjë huadhënësi, etj.). [Origjinal]
  • Dëshmi lidhur me klasifikimin e kredive të aplikuesit ose partnerëve (deklaroni përqindjen e kreditit, llojin dhe nivelin, emrin e Agjencisë Tatimore, si dhe bashkëngjisni dokumentacionin shtesë për të gjithë siguruesit e ekuiteteve). [Origjinal]
  • Dëshmi që konfirmon se aplikuesi dhe/ose anëtarët e tjerë të partneritetit janë entitete të krijuara si duhet, sipas ligjeve në vendin ku janë themeluar. [Origjinal]
  • Dëshmi (informacione/tregues financiarë) në lidhje me situatën financiare të aplikuesit, përgatitur në përputhje me modelin e treguar sipas Shtojcës 2 të kësaj rregulle (bashkëngjisni Raportin Vjetor Financiar të Audituar për tre (3) vitet e fundit, të vërtetuar nga institucioni kompetent ose nga auditorët financiarë të certifikuar). [Origjinal]
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonën e zbatimit të projektit ku do të përfshihen: Përshkrimi i përgjithshëm i projektit, kushtet klimatike dhe meteorologjike për zonën e projektit sipas tipit të gjeneratorit, përshkrimi teknik zgjedhjes së cdo elementi të gjeneratorit bazuar në të dhënat e mësipërme llogaritjet në të cilat bazohen përzgjedhjet e kryera: studimi, llogaritjet dhe përzgjedhjet e paisjeve për lidhjen me sistemin e rrjetit të energjisë, studimi dhe analizë e kushteve gjeologjike- inxhinierike të zones ku do të zbatohet projekti dhe strukturën organizative të aplikuesit. [Origjinal]
  • Biografitë (CV-të) e stafit menaxhues dhe stafit tjetër të lartë të aplikuesit. [Origjinal]
  • Biografinë (CV-në) e përfaqësuesit të autorizuar nga aplikuesi. [Origjinal]
  • Dëshmi lidhur me kontraktuesit e emëruar për Inxhinieri, Prokurim dhe Ndërtim (IPN) - (individë, kompani ose partneritet/konzorcium), dhe identifikoni kontraktuesin kryesor IPN (Marrëveshje, Kontrata etj.). [Origjinal]
  • Referenca lidhur me përvojën e Kontraktuesve të IPN-së në projekte të ngjashme. [Origjinal]
  • CV (Curriculum Vitae) për përvojën e Menaxherëve të Projektit të Kontraktuesit IPN. [Origjinal]
  • Planin afarist për funksionimin komercial të stabilimentit të ri (Planin e Biznesit). [Origjinal]
  • Dëshmi (ose deklaratë) që përshkruajnë se kujt propozon aplikuesi t’ia shesë energjinë ose shërbimet e tjera që do të ofrohen nga stabilimenti dhe në çfarë kushtesh (përmbledhje e çfarëdo marrëveshjeje apo kontrate aktuale apo të propozuar në lidhje me energjinë dalëse të stabilimentit, identifikimin e çmimeve, sasinë dhe palët kontraktuese). [Origjinal]
  • Marrëveshjen për kyçje në rrjet (ofertën për kyçje, pëlqimin elektroenergjetik, etj). [Origjinal]
  • Dëshmi lidhur me të drejtën për shfrytëzim të tokës dhe për gjendjen pronësore të tokës që do të përdoret për ndërtimin e Stabilimentit të ri (fletët poseduese, kopjet e planit, marrëveshjet/kontratat për shfrytëzim të tokës private ose publike etj.). [Origjinal]
  • Leja Mjedisore [Origjinal]
  • Pëlqimi Mjedisor Leja Ujore - Fleta 2 deri 3, Koha 30 ditë, 300 deri 2000 euro (varet nga vlera investuese [Origjinal]
  • Dëshmi lidhur me Vlerën e Investimit (€). Vlerësimet e Kostos Kapitale.
  • Kohëzgjatjen e periudhës së ndërtimit dhe përqindjen vjetore të vlerës së Investimit. [Origjinal]
  • Burimet financiare (kapitali vetjak, huat), plani financiar: plani i përdorimit të fondeve dhe pagesës (në lidhje me planin e ekzekutimit), afatet e kthimit të huave dhe kostove financiare të shoqëruara (normat e interesit, taksat, tatimet dhe të tjera). Burimet e deklaruara të financimit ose dokumente të tjera që kanë të bëjnë me to. [Origjinal]
  • Studimin e Fizibilitetit (zbatueshmërisë) teknik dhe komercial, të bërë për projektin, duke përfshirë edhe të dhënat si në vijim: - Energjinë/Kapacitetin e Instaluar - Energjinë/ Kapacitetin Neto - Disponueshmërinë e Stabilimentit (%) - Faktorin e kapacitetit të stabilimentit (%) - Parashikimin e shitjeve vjetore të energjisë, etj. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesë për shqyrtim të aplikacioneve për autorizim: A1. Autorizim për ndërtim të kapacitetit të ri 1000 Euro A2. Rishikim ndryshim dhe modifikim i autorizimit 500 Euro Transfer bankar 1000 4300 7000 8375

Shkarko formularët