Leje për deponim të eksplozivit ose fishekzjarrëve
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrin e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet Leja për aplikuesin, i cili pastaj thirret me telefon që të marr Lejen për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i kushteve të sigurisë nga personat që kanë në posedim eksploziv, në mënyrë që të garantohet siguria publike.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Numri i Regjistrimit të biznesit
- Loji i ruajtjes (Eksploziv apo Fishekzjarrë)
- Vendi i adresës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi Postar)
- Emri i personit përgjegjës
- Vendi i adresës së personit përgjegjës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi Postar
Dokumentacioni i kërkuar
- Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) [Kopje]
- Certifikatën që nuk është nën hetime [Origjinal]
- Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike [Kopje]
- Certifikatën shëndetësore [Origjinal]
- Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) [Kopje]
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Kopje e lejes relevante për shitje, prodhimin apo përdorim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve [Kopje]
- Plani ekstrakt i kadastrës së komunës lokale (1:25.000) [Kopje]
- Skema e Hollësishme në vendin e deponimit në 1:1000 [Kopje]
- Lloj i propozuar i eksplozivëve KB grupi i rrezikshmërisë dhe vlerësimi i rrezikut . [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Transfer bankar |