Licenca për qendër aftësimi me armë



Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë, Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, apo mund ta shkarkojnë nga Udhëzimi administrativ përkatës dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektoret Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit, pastaj raportojnë Departamentit për Siguri Publike për shqyrtim. Nëse aprovohet njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr fletëpagesën.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për ushtrimin e veprimtarisë së aftësimit të individëve për përdorim te sigurt të armëve.


Validiteti
30 deri 90 ditë, nëse është rast i komplikuar

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë
  • Emri i personit përgjegjës
  • Nr i regjistrimit të biznesit
  • Numri i licencës së poligonit
  • Vendi (Numri dhe rruga, Komuna, Vendi, Kodi postar)
  • Kalibrat e lejuar
  • Kategoria e armëve Letërnjoftimin (Kopje) të themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesën për licencim për aftësim [Origjinal]
  • Certifikatën e biznesit [Origjinal]
  • Certifikatën nga gjykata që puna e personit juridik nuk është e ndaluar apo përfunduar me vendim të formës së prerë nga gjykata kompetente [Origjinal]
  • Licencën e lëshuar nga organi kompetent për poligonin civil të qitjes [Origjinal]
  • Certifikatën e lëshuar nga organi kompetent për vendin e ruajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit [Origjinal]
  • Planprogramin për mësim [Origjinal]
  • Certifikatën e instruktorëve [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): E përhershme


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Për herë të parë 500 euro, për vazhdim 250 euro Transfer bankar 1000420070000179

Shkarko formularët