Autorizim për caktimin e operatorit të mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet
Qëllimi
Pas parashtrimit të kërkesës nga personi që kërkon të sigurohet, kompania private e sigurimeve, bën vlerësimin paraprak të rrezikut dhe harton planin e mbrojtjes dhe parashtron kërkesë organit kompetent për vlerësimin e kërcënimit me dokumentet përkatëse. Organi kompetent shqyrton kërkesën dhe ia përcjellë atë Policisë së Kosovës e cila duhet ta kryej në afat prej 15 ditësh ku përgjigja e policisë do të jetë: 1. Pajtim mbi kërkesën për mbrojtje të afërt; 2. Mos pajtim me kërkesën për mbrojtje të afërt. Në rastin 1, organi kompetent autorizon menjëherë KPS-it, se ata mund të caktojnë operator të mbrojtjes së afërt (për të cilët njofton organin kompetent, cilët janë dhe kohëzgjatja e kontratave) personit që kërkon sigurim, kurse në rastin 2 nuk miratohet kërkesa e kompanisë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ngritja e nivelit të sigurisë private, më ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend, si dhe monitorimi, kontrollimi i aktiviteteve të kompanise private të sigurimit e punëtorëve të sigurimit.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Adresa
- Numri i licencës
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Adresa e personit përgjegjës
- Numri kontaktues
- E-maili
- Të dhënat e personit që kërkon mbrojtje të afërt (Emri, Mbiemri, Nr. letërnjoftimit, Profesioni)
- Data
- Njësia kërkuese
- Personi përgjegjës
- Nënshkrimi i personit përgjegjës
- Kontakti
- Vula
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa [Origjinal]
- Kopja e vlerësimit të rrezikut [Kopje]
- Planin e propozuar të mbrojtjes [Origjinal]
- Kërkesë për mbrojtje të afërt [Origjinal]
- Pëlqimi për të dhënat e përdorura/marrë gjatë vlerësimit të rrezikut [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 5 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |