Licenca për institucione trajnuese - Trajnim themelor profesional



Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Shërbimet Private të Sigurisë pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme. Pas pranimit të kërkesës udhëheqësi i divizionit, autorizon inspektorët të bëjnë inspektimin e objektit për përmbushjen e standardeve të përcaktuara me akt nënligjor dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net Ministrin e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon Udhëheqësin e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë për nxirrje të vendimit pasi që janë plotësuar kushtet, licenca dërgohet për nënshkrim tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ngritja e nivelit të aftësimit dhe përgjegjësisë të punëtorëve të sigurimit.


Validiteti
30 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Nr. i regjistrimit të biznesit
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • E-maili
  • Data e aplikimit
  • Aplikuesi
  • Personit përgjegjës
  • Nënshkrimi i personit përgjegjës
  • Kontakti
  • Vula e personit juridik
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa [Origjinal]
  • Certifikata e biznesit të kompanisë [Kopje e verifikuar]
  • Dokumenti nga gjykata kompetente që vërteton që nuk është nën hetime apo në proces të falimentimit [Origjinal]
  • Kërkesa për verifikimin e së kaluarës për subjektin aplikant, themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
  • Kopja e kontratës së menaxherit të ndërtesës [Kopje e verifikuar]
  • Certifikatë e ligjëruesit të kualifikuar ligjor [Kopje e verifikuar]
  • Certifikat i instruktorit të kualifikuar të ndihmës së parë [Kopje e verifikuar]
  • Certifikat i instruktorit të kualifikuar për parandalimin e zjarrit [Kopje e verifikuar]
  • Certifikat i instruktorit të kualifikuar të sigurisë private në secilën fushë përkatëse [Origjinal]
  • Raporti i organit kompetent se objekti i plotëson kriteret e parapara [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 500 euro, per vazhdim 250 euro Transfer bankar 1000420070000179

Shkarko formularët