Leje për objekte të prodhimit të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve



Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizioni për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet Leja për subjektin juridik, i cili më pastaj thirret me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr lejen për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është pajisja me leje e personi juridik. Personi juridik mund të fillojë prodhimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në Republikën e Kosovës.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i prodhimit (Eksplozivë, Fishekëzjarrë)
  • Adresa (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi postar)
  • Emri i personit përgjegjës (Adresa, Rruga dhe numri, Komuna, Kodi postar)
Dokumentacioni i kërkuar
  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) [Kopje]
  • Certifikatën që nuk është nën hetime [Origjinal]
  • Kopje e licencës për përdorim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve ose Kopje e licencës për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve [Kopje]
  • Certifikatën shëndetësore [Origjinal]
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) [Kopje]
  • Certifikata e biznesit [Kopje]
  • 1. Lokacioni i Planit të Sigurisë. 2. Vlerësimin e rrezikut. [Kopje]
  • Ekstrakt nga plani i kadastrës së komunës lokale (1:25.000) [Kopje]
  • 1. Skicë e hollësishme e vendit të ruajtjes 1:1000. 2. Skicë e hollësishme e ndërtesës së prodhimit në 1:1000 [Origjinal]
  • Lloji i propozuar i eksplozivëve sipas grupit të Rrezikshmërisë sipas KB-së dhe NEQ [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Pagesa nëpërmjet keshit
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët