Licencë për shërbimet e vëzhgimit elektronik të pronës
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Shërbimet Private të Sigurisë pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net Ministrine e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë për nxerrje të vendimit dhe pasi që janë plotësuar kushtet, licenca dërgohet për nënshkrim tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është zbatimi i të gjitha dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë private, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend, si dhe monitorimi dhe kontrollimi i aktiviteteve të kompanisë private të sigurimit e punëtorëve të sigurimit.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Adresa
- Nr. i regjistrimit të biznesit
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Adresa e personit përgjegjës
- Numri kontaktues
- E-maili
- Data e aplikimit
- Aplikuesi
- Personi përgjegjës
- Nënshkrimi i personit përgjegjës
- Numri kontaktues
- Vula e personit juridik
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa [Origjinal]
- Certifikata e biznesit të kompanisë [Kopje e verifikuar]
- Dokumenti nga gjykata kompetente që vërteton që nuk është nën hetime apo në proces të falimentimit [Origjinal]
- Kërkesa për verifikimin e së kaluarës për subjektin aplikant, themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
- Pëlqim i nënshkruar që iu lejon inspektorëve qasje në hapësirat e punës të kompanisë [Origjinal]
- Profili i kompanisë duke përfshirë emblemat, shenjat dhe përshkrimin e uniformës së punës. [Origjinal]
- Kopjen e kontratave të pesë (5) punonjësve (operatorët e mbikëqyrjes elektronike). [Kopje]
- Certifikata e qendrës së kontrollit. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 500 Euro - per vazhdim 250 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |