Autorizim i Sigurisë për Menaxherin e Infrastrukturës hekurudhore



Qëllimi
Secili menaxher i infrastrukturës hekurudhore duhet te paisjet me autorizimin e sigurisë . Pasi që të kompletohet dhe shqyrtohet se a janë plotësuar të gjitha kërkesat ligjore atëherë brenda afatit të paraparë prej 120 ditëve merret vendimi për dhënien apo refuzimin e autorizimit të sigurisë.

Përshkrim i Shkurtër
Dokumenti me të cilin menaxheri i infrastrukturës dëshmon se plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve infrastrukturore të sigurta.

Baza ligjore

Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Për të aplikuar për marrjen e Autorizimit të Sigurisë ekziston një formular, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në ARH-së, respektivisht në Departamentin e Sigurisë i cili është përgjegjës për dhënien e Autorizimit të Sigurisë. Se bashku me formularin e aplikimit duhet të bashkëngjitet komplet materiali përcjellës për marrjen e Autorizimit të Sigurisë.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari i aplikimit [Origjinal]
  • Licencë [Kopje e verifikuar]
  • Polica e sigurimit [Kopje e verifikuar]
  • Sistemi i menaxhimit të sigurisë [Kopje e verifikuar]
  • Deklaratat e komformitetit [Origjinal]
  • Lista kontrolluese nacionale e aplikimit për autorizim të sigurisë [Kopje]
  • Lista e ndërlidhjeve me linjat e tjera hekurudhore/MI [Kopje e verifikuar]
  • Lista e rregulloreve përkatëse duke përfshirë TSI-të, rregulloret e shpallura rreth sigurisë kombëtare, rregulloret e shpallura rreth interoperabilitetit, rregulloret e tjera publike, kushtet e qasjes në rrjet, rregulloret e tjera të brendshme [Kopje]
  • Të tjera [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 120 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 250 euro për aplikim, 6000 euro për dhënie te Autorizimit, 1000 euro ripërtërije Transfer bankar 170001210012552

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët