Licencë për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve



Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrin e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon udhëheqësin e Departamenti për Siguri Publike për përgatitjen e vendimit, i cili pastaj proceson lëndën në kabinet me gjithë licencë të përgatitur për nënshkrim, pastaj verifikohet nga kabineti i ministrit dhe nënshkruhet nga Ministri.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është inspektimi dhe verifikimi i prodhuesit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, për arsye se fusha e sigurisë publike është tejet specifike dhe e ndjeshme.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Prodhimi i eksplozivëve, Prodhimi i fishekzjarrëve)
  • Vendi i adresës (Rruga dhe Numri, Komuna, Numri Postar)
  • Ofroni të dhëna mbi llojin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve të planifikuara për t'u prodhuar
  • Ofroni të dhëna për procesin dhe teknologjinë e prodhimit (mund të vendoset në shtojcë)
  • Ofroni listën e personave të kualifikuar dhe të autorizuar
  • Ofroni detaje se si shenja CE do të merret
Dokumentacioni i kërkuar
  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) [Kopje]
  • Certifikatën që nuk është nën hetime [Kopje]
  • Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike [Kopje]
  • Certifikatën shëndetësore [Origjinal]
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) [Kopje]
  • Certifikata e biznesit [Kopje]
  • Garancion bankar prej 10.000 euro [Origjinal]
  • Lejen për deponim [Origjinal]
  • Lejen për objektet ku prodhohen eksplozivët [Origjinal]
  • Certifikatën e personave te autorizuar [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 500 euro Transfer bankar 1000420070000170

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët