Licencë për shërbime
Qëllimi
Qëllimi është pajisja me licencë për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe/ose menaxhimit të ujërave të ndotura, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet teknike dhe mjedisore të kërkuara. Subjekti ynë synon të ofrojë një shërbim të qëndrueshëm, cilësor dhe të sigurt për komunitetin që do të mbulojë, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës së ujit dhe mbrojtjen e burimeve ujore.
Licenca kërkohet me qëllim përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore dhe operimin brenda kuadrit rregullator, në mënyrë që të garantohet transparenca, përgjegjësia dhe efikasiteti në ofrimin e këtij shërbimi jetik për qytetarët.
Përshkrim i Shkurtër
Rregullimi i ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit, ujrave të ndotura, shërbimet e ujit me shumicë të papërpunuar, shërbime e ujit me shumicë të përpunuar; në Sektorin publik;
Baza ligjore
Validiteti
1 deri 10 vite
Organi i ankimimit
Komisioni shqyrtues (ARRU)
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Informatat e përgjithshme identifikuese për licencë të shërbimit; a. Emri, b. Adresa, c. Numri i telefonit (fiks, mobil), d. E-mail, e. Numri i telefaksit
- Personi kontaktues i aplikuesit për licencë të shërbimit; a. Emri i personit kontaktues, b. Titulli dhe pozita c. Numri i telefonit të zyrës, d. Mobil
- Stafi menaxherial; a. Emri i kryesuesit të bordit të drejtorëve, b. Emri i drejtorit menagjues, c. Emri i udhëheqësit financiar, d. Emri I udhëheqësit te operatives
- Shërbimet që ofrohen; a. Furnizimi me ujë (trajtimi, distribuimi), b. Kanalizimi (ujërat e zeza) grumbullimi, trajtimi, shkarkimi, C. Furnizimi i ujit me shumicë
- Zona e shërbimit; a. Emrat e komunave që shërbehen, b. Emrat e fshatrave dhe vendbanimeve që u ofrohen shërbimet
- Konsumatorët që u ofrohen shërbimet; a. Numri total i banoreve, b. Numri i amnistive që shërbehen, c. Numri i konsumatoreve komercial/industrial, d. Numri i konsumatoreve industrial, e. Emrat e fshatrave dhe vendbanimeve tjera që pritet se do të u ofrohen shërbimet ne 12 muajit e ardhshëm pas aplikimit për Licencë të Shërbimit
- Burimet e ujit; a. Emri, b. Lokacioni, c. Kategoria (nëntokësorë, sipërfaqësor), d. Lloji (pus, burim, liqe, lum), e. Sasia mesatare e kapacitetit (m3/ditë), f. Vëllimi vjetor i kapacitetit (m3/vit)
- Stabilimentet e trajtimit të ujit; a. Emri, b. Lokacioni, c. Lloji (koagulim, filtrim, dezinfektim), d. Kapacitetit maksimal ditor (m3/ditë), e. Kemikaliet që shfrytëzohen
- Objektet për deponim (rezervimin) e ujit të trajtuar; a. Emri, b. Lokacioni c. kapaciteti (m3), d. Lloji (nëntokësor, i ngritur), e. Materiali (beton, Çelik, tjetër)
- Shkalla e mbulimit me shërbimet e furnizimit me ujë; a. Numri i kyçjeve sipas kategorive të konsumatoreve (amvisëri, komercial&industrial, institucional), b. Numri total i banoreve në zonën e shërbimit
- Shkalla e mbulimit me shërbimet e ujërave të zeza; a. Numri i kyçjeve sipas kategorive të konsumatoreve (amvisëri, komercial&industrial, institucional), b. Numri total i banoreve në zonën e shërbimit
- Personeli; a. Numri total i të punësuarve me orar të plotë, b. Numri i të punësuarve në furnizim me ujë, c. Numri i të punësuarve në kanalizim, d. Numri i të punësuarve në administratë
- Autorizimi dhe nënshkrimi për aplikacionin për licencë të shërbimit; a. Emri, b. Titulli, c. Emri i ofruesit te shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, d. Nënshkrimi, e. Data
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e regjistrimit të aplikuesit si organizatë biznesore, e lëshuar nga agjencia e autorizuar për regjistrimin e organizatave biznesore; [Origjinal]
- Dokumenti i regjistrimit në organet tatimore; [Origjinal]
- Dëshmia e fundit në lidhje me kushtet higjieno – sanitare, lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetenarisë/Inspektorati Sanitar i Kosovës [Kopje]
- Letër rekomanduese nga Instituti Kombëtar për shëndetësi publike për (mos) lejimin e ujit për konsum njerëzor, të funizuar nga ofruesi i shërbimeve; [Kopje]
- Leja e mjedisit për shfrytëzimin e burimeve të ujit; [Origjinal]
- Leja e mjedisit për shkarkimin e ujërave të ndotura; [Origjinal]
- Marrëveshja për shërbime e nënshkruar (apo në procedim e sipër) nga komunat përkatëse dhe ofruesi i shërbimeve; [Kopje]
- CV e drejtuesit ose menaxherit teknik [Kopje]
- Dokumenti i kualifikimit të drejtuesit ose menaxherit teknik; [Kopje]
- Dëshmia e penalitetit për drejtuesin [Origjinal]
- Pasqyrat financiare vjetore, të auditura, për dy (2) vitet e fundit; [Kopje]
- Plani i biznesit (3 vjeçar); [Kopje]
- Hartat (skemat) e informacioneve gjeografike që përfshijnë: (i) zonën e shërbimit (përfshirë ndaras pjesët urbane dhe rurale), (ii) objektet e trajtimit (dhe rezervimit) të ujit/ujërave të ndotura; (iii) burimet e ujit të shfrytëzuar; si dhe (iv) rrjeti kryesor dhe shpërndarës; [Kopje]
- Autorizimi nga organi më i lartë i udhëheqjes (Bordi i Drejtorëve) për personin, të cilit i është dhënë e drejta për të kryer të gjitha veprimtaritë për aplikim të marrjes së licencës; [Kopje]
- Autorizimi i bordit të drejtorëve [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|