Certifikata e Përdorimit



Qëllimi
Qëllimi i këtij lejimi vërteton përputhjen e ndërtimit me dokumentacionin ndërtimor dhe kodet e aplikuara ndërtimore, dhe që tregon se ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim. Qëllimi tjetër është edhe krijimi bazës juridike qe ndërtimi i realizuar të regjistrohet ne Kadastër dhe Regjistrat e të Drejtës në Pronë të Paluajtshme (RDPP).

Përshkrim i Shkurtër
Certifikata e përdorimit lëshohet kur të plotësohen këto kushte: kërkesat e lejes ndërtimore janë zbatuar; poseduesi i lejes ndërtimore dhe/ose kontraktuesi kanë hequr dhe hedhur mbeturinat ndërtimore nga vend ndërtimi në deponi adekuate të mbeturinave ndërtimore, të caktuar në mënyrë specifike për këtë qëllim, dhe masat e kursimeve dhe efiçiencës së energjisë janë zbatuar. Aplikimi për Certifikatë të Përdorimit për kategorinë e III të ndërtimeve (ndërtime me rrezikshmëri të lartë dhe me interes nacional) është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Pas dorëzimit të kompletuar të aplikacionit për Certifikatë të Përdorimit, brenda afatit 30 ditore, Ministria është e obliguar të lëshoj vendimin për miratimin apo refuzimin e Certifikatës së Përdorimit.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
E përhershme

Organi i ankimimit
Gjykata Themelore në Prishtinë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Të dhënat e Aplikuesit
  • Të dhënat për ndërtimin
  • Dokumentet e Kërkuara një (1) kopje fizike dhe digjitale
  • Deklarata e Aplikuesit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Incizimin gjeodezik i objektit, dhe rregullimit të jashtëm-gjendjen e realizuar, me vijën rregullative dhe vijën ndërtimore e vendosur në sistemin koordinativ sipas Kosovaref 01.(te jete konform kërkesave ligjore të kadastërit); [Origjinal]
  • Fotografi që dëshmojnë për pozicione të caktuara të punëve janë kryer sipas projektit [Origjinal]
  • Atestet e materialeve dhe rezultatet e testimeve; [Kopje]
  • Raport të realizimit të punëve ndërtimore nga secili inxhinier mbikëqyrës i fazës se ndërtimit, me të cilin merr përsipër se punët janë kryer plotësisht sipas projektit, në përputhje të plotë me Lejen e Ndërtimit [Origjinal]
  • Diplomat e inxhinierëve qe kane bere mbikëqyrjen e fazave te ndërtimit; [Kopje]
  • Nëse janë bërë modifikime gjatë ndërtimit, duhet të dorëzohet skica e “NDËRTIMIT TË KRYER” që në mënyrë specifike tregon modifikimet; [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë