Licenca për menaxhimin e mbeturinave
Qëllimi
Aplikimi për licencë bëhet me kërkesë, të cilës i bashkangjiten dokumentet e nevojshme. Kërkesën me dokumentet përcjellëse e shqyrton Komisioni për licencimin e menaxhimit të mbeturinave i cili emërohet me vendim të Ministrit. Licencën për menaxhimin e mbeturinave Ministria e lëshon në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e aplikimit të personit.
Procedura për vazhdim është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i procedurës sipas së cilës duhet të aplikohet për nxjerrjen e licencës dhe të krijoj kushte për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut prej ndotjes dhe rrezikut nga mbeturinat përmes administrimit të mbeturinave nga personi i licencuar. Licencimi vendos rregullat për menaxhimin e mbeturinave, përzgjedh operatoret që do të plotesojnë kushtet ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe bën të mundshme mbledhjen e shënimeve për mbeturina, i cili lehtëson dhe mundëson monitorimin e fushës së mbeturinave në Kosovë.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Shënimet personale të parashtruesit të kërkesës
- Infomata për llojin e Licencës- veprimtarinë
- Informata të përgjithshme për personin
- Informata për stafin punues
- Shënime për lokacionin ku zhvillohet veprimtaria - objektet trajtuese, madhësia e sipërfaqes dhe karakteristika tjera teknike
- Specifikimet për pajisjet - kapaciteti i tyre dhe lloji
- Referenca dhe shënime për operatorin
- Deklarata e parashtruesit të kërkesës për vertetësinë e shënimeve
- Shënime tjera
Dokumentacioni i kërkuar
- Leja e ndërtimit per objektin dhe pajisjen dhe leje relevante tjera [Kopje e verifikuar]
- Të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë ose kontrata me pronarin e lokacionit dhe objektit. [Kopje e verifikuar]
- Pëlqimi nga Departamenti i Emergjencës [Kopje]
- Pëlqimi mjedisor [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
- Kontrata e punës e lidhur ndërmjet të punësuarve dhe personit juridik [Origjinal]
- Plani per objektin dhe pajisjen për administrimin e mbeturinave [Kopje]
- Plani operativ i operatorit për administrimin e mbeturinave [Origjinal]
- Dëshmi për kualifikimin e të punësuarve duke përfshirë edhe drejtuesin teknik - certifikata diploma [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 500 Euro | Pagesa nëpërmjet keshit | 1000400070002120 |