Leje për transport ndërkombëtar të rregullt të udhëtarëve



Qëllimi
Pala parashtron kërkesën për leje për transport të rregullt të udhëtarëve jashtë Kosovë, pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj, Ministria e Infrastrukturës themelon komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e lejes.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin e lejeve, për operatorin e transportit rrugor të udhëtarëve që kryen transport ndërkombëtar të udhëtareve në linjat e rregullta me autobus.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Deri 5 vite (varet nga lëshimi i lejes dhe vendet e destinacionit)

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Licenca B ose D [Kopje]
  • Kontrata e bashkëpunimit [Origjinal]
  • Harta me Itinerar [Origjinal]
  • Rendi i udhëtimit dhe çmimorja [Kopje e verifikuar]
  • Kompetenca profesionale [Kopje e verifikuar]
  • Vërtetimin nga Gjykata se operatori nuk ka pengesa ligjore [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Mbi 500 km – 100 Euro Nën 500 km – 50 Euro Transfer bankar 1000430070003710

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët