Çertifikatë e kamionëve për transport ndërkombëtar të mallrave për nevoja personale. Certifikatë e kamionëve për transport ndërkombëtar të mallrave për palë të treta, me qira dhe me pagesë
Qëllimi
Me rastin e aplikimit për licencë pala në të njëjtën kohë aplikon dhe për certifikatë. Në momentin kur pala aplikon për këtë çertifikatë, themelohet komisioni për vlerësimin e aplikacionit. Pasi të jetë shqyrtuar lënda Departamenti i Transportit Rrugor informon palën lidhur me lëndën përkatëse. Nëse përgjigjia është negative, atëherë palës me vendimin përkatës udhëzohet për këshillën juridike për hapat që duhet ndjekur më tej.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është çertifikimi i kamionëve me anë të të cilit bëhet identifikimi i numrit të automjeteve komerciale në Kosovë bazuar në vitin e prodhimit, kushtet teknike të sigurisë dhe ndotjen e ambientit. Çertifikata është pjesë përbërëse e Licencës.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Numri i Biznesit
- Emri i biznesit
- Adresa e zyrës
- Adresa e parkingut
- Adresa e servisit
- Telefon/Faks
- e-mail/web
Dokumentacioni i kërkuar
- Libreza e Qarkullimit [Kopje]
- Sigurimi i automjetit [Kopje]
- Kontrolla teknike e automjetit [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 10 Euro për nevoja personale, 20 Euro palë të treta, qira dhe pagesë | Transfer bankar | 1000430070003710 |