Licencë për import të pajisjeve medicinale
Qëllimi
Fillimisht aplikacionet nga Qarkulluesit Farmaceutikë me Shumicë të Licencuar pranohen në mënyrë elektronike, në sistemin elektronik barnatari. Aplikacionet fillimisht pranohen në validim prej nga më pastaj dërgohen në evaluim. Evaluimi përfshinë shqyrtimin e aplikacionit. Çdo aplikacion i cili i plotëson kushtet për import aprovohet nga zyrtari-ja për import të pajisjeve medicinale, pas aprovimit lënda shkon tek Drejtori i Departamentit e më pastaj tek Kryeshefi Ekzekutiv për aprovim final. Lëndët e aprovuara nga Kryeshefi Ekzekutiv dërgohen në Departamentin e Administratës, Financave dhe Buxhetit prej ku bëhet tërheqja e Lejes së importit nga ana e kompanive pas pagesës së taksës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i importit të pajisjeve medicinale për ruajten e shëndetit publik.
Baza ligjore
Validiteti
3 muaj, me mundësi vazhdimi maksimalisht 6 muaj.
Organi i ankimimit
Bordi i ankesave
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Paisjet medicinale
- Qarkulluesi farmaceutik me shumicë
- Aplikacioni per import te paisjeve i plotesuar ne sistemin Barnatari me te dhenat e qarkulluesit me shumice
- Emri i kompanisë transportuese / Adresa / Telefoni / Faxi
- Dokumentacioni përcjellës
- Deklaratë
- Drejtori i kompanisë ; Farmacisti përgjegjës
- Numri i gjithëmbarshëm i pajisjeve medicinale që do të importohen
- Nënshkrimi i zyrtarit që përgatit lëndën për lëshim
Dokumentacioni i kërkuar
- Faktura [Kopje]
- ECC Certifikata [Kopje]
- ISO Certifikata [Kopje]
- Certifikata e analizes [Kopje]
- Deklarata e kompanise për qëllimin e importit me përshkrim të secilës pajisje medicionale dhe përdorimi i tyre në mjekësi [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | 0.1% nga vlera totale e faturës | Transfer bankar |