Licencë për import të produkteve medicinale
Qëllimi
Fillimisht, aplikacionet nga kompanitë pranohen, pastaj protokollohen dhe shqyrtohen në departamentin e licencimit. Për aplikacionet të cilat i plotësojnë kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi përgatitet dhe lëshohet autorizimi për importin e produkteve medicinale. Ky autorizim nënshkruhet nga Shefi i Divizionit për Import, Drejtori i Departamentit dhe Kryeshefi Ekzekutiv.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi kësaj procedure është kontrolli i importit të produkteve medicinale. Kjo procedurë duhet ekziston për arsye të ruajtjes së shëndetit publik.
Baza ligjore
Validiteti
3 muaj, me mundësi vazhdimi deri në 6 muaj.
Organi i ankimimit
Bordi i ankesave
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Produktet medicinale (barnat)
- Qarkulluesi farmaceutik me shumicë
- Numri i licencës si qarkullues farmaceutik me shumicë L1/ Data e skadimit
- Bartësi i Autorizim Marketingut; Emri; Adresa; Tel/Fax
- Emri i kompanisë transportuese Adresa / Telefoni / Faxi
- Dokumentacioni përcjellës
- Deklaratë
- Formularët e bashkangjitur
- Numri i gjithmbarshëm i produkteve medicinale që do të importohen
- Nënshkrimi i zyrtarit që përgatit lëndën për lëshim
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni [Origjinal]
- Faktura [Kopje]
- Certifikata e analizës [Kopje]
- Autorizimi për të drejtën e importit [Kopje]
- Kopja e Certifikates së Autorizim Marketingut [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | 0.1% nga vlera totale e fatures | Transfer bankar |