Licencë për operim me narkotikë qarkullim me pakicë
Qëllimi
Pala që është e interesuar të tregtojë narkotikë me pakicë duhet të aplikojë për licencë pranë Agjencionit të Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale respektivisht në Departamentin e Licencimit. Aplikuesve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi u lëshohet Licenca për operim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është evidentimi i qarkulluesve me pakicë (barnatoreve) në tërë Republikën e Kosovës, me qëllim të vënjes nën kontrollë të qarkullimit të narkotikëve.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
1 vjeqare
Organi i ankimimit
Bordi i ankesave
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i barnatorës
- Adresa e barnatorës
- Vendi
- Telefoni
- E-maili
- Telefoni
- Numri i certifikatës së biznesit
- Farmacisti përgjegjës
- Numri i licencës së punës së farmacistit
- Tekniku i farmacisë
- Numri i licencës së punës së teknikut
- Operimi me barna narkotike
- Posedimi i laboratorit për përgatesa magjistrale
- Deklarata e aplikuesit
- Farmacisti përgjegjës - nënshkrimi data
- Pronari; nënshkrimi; data
- Dokumentet për licencimin e barnatorës
- Emri i barnatorës; Nënshkrimi i farmacitit përgjegjës; Data e pranimit; Numri i protokolit.
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni për operim me narkotikë [Origjinal]
- Leternjoftimit për drejtorin dhe personin përgjegjës [Kopje]
- Dëshmi nga Gjykata Themelore që aplikuesi nuk është i dënuar për veprat penale me heqje lirije me shumë se 6 (gjashtë muaj) [Kopje]
- Kontrata mes punëdhënësit dhe punëmarësit [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është e përcaktuar me ligj. Prandaj, kjo varet nga pajisja paraprake me licence veprimtarie si qarkullues me shumicë i produkteve dhe pajisjeve medicinale.
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | 50 | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2508 |
| Tarifa | 75 | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2508 |
| Pagesa | Transfer bankar |