Licencë për qarkullues të verës për qarkullim në tregun e brendshëm



Qëllimi
Për të marrë licencën, pala (subjekti i regjistruar në Departament) parashtron kërkesën në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë, me ç'rast dorëzohen 4 mostrat, kryhen analizat labaratorike, vlerësohet cilësia dhe në fund pas kryerjes së obligimeve ligjore lëshohet certifikata në bazë të rastit të deklaruar për cilësinë e verës pasi që është bërë vlerësimi i shijes së verës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është tregtimi i verës në tregun e brendshëm me qëllim të informimit të konsumatorit se vera është vlerësuar dhe e sigurtë për konsumim.


Validiteti
15 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i aplikuesit dhe mbiemri i aplikuesit;
  • Data e aplikimit
  • Numri i regjistrimit (biznesit) të subjektit;
  • Adresa;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për licencim; [Kopje]
  • Çertifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; [Kopje e verifikuar]
  • Letërnjoftimin; [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 80 Euro (për vazhdim 30 euro) Transfer bankar 1000400070001150

Shkarko formularët