Licencë për importim të verës dhe prodhimeve të tjera nga rrushi dhe vera



Qëllimi
Aplikuesi bën kërkesë për marrjen e licencës për të pasur të drejtë për të importuar verë. Aplikuesit dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar së bashku me 4 mostrat për analizë fiziko-kimike dhe për degustim (vlerësim organoleptik) për të vlerësuar verën sipas cilësisë, kategorisë dhe pas kryejes të pagesave lëshohet raporti i analizave dhe origjina e verës si dhe vërtetohet formulari për import ose eksport.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është kontrollimi i cilësisë të prodhimit të verërave të importuara që shitja e tyre në treg vendor të jetë e sigurt për konsumatorin.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Data e aplikimit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa;
  • Numri i biznesit;
  • Emri i subjektit;
  • Numri i telefonit dhe email adresa;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesë për regjistrim; [Origjinal]
  • Leternjoftimi; [Kopje]
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; [Kopje]
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim; [Origjinal]
  • Për vazhdim kërkohet fletëpagesa për vazhdimin e licencës; [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 100 Euro (vazhdimi 80 euro) Transfer bankar 1000400070001150

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët