Leje për tranzit të mbeturinave
Qëllimi
Procedura e lëshimit të lejës për tranzit të mbeturinave bëhet përmes aplikimit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe shqyrtimit nga ana e komisionit i cili formohet nga Ministri. Komisioni për leje merr vendim per lëshimin ose mos lëshimin e lejes në bazë të vlerësimit të dokumentacionit. Procesverbali i komisionit për leje nënshkruhet nga kryetari dhe anëtare e tjerë të komisionit që kanë qenë pjesëmarrës në takim dhe procesin e shqyrtimit të kërkesës. Në bazë të vlerësimit nga ana e komisonit hartohet vendimi për leje dhe nënshkruhet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është reduktimi i mbeturinave përmes mbledhjes, grumbullimit dhe tranzitit për eksport jashtë vendit pasi që në vendin tonë nuk ekzistojnë impiante për trajtimin e tyre.
Baza ligjore
Validiteti
60 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i aplikuesit
- Data e aplikimit
- Kompania
- Nr. i tel dhe-mail adresa
- Veprimtaria
- Sasia e mbeturinave
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa me të dhënat e aplikuesit [Origjinal]
- Kontratën në mes eksportuesit dhe importuesit te mbeturinave [Origjinal]
- Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave sipas shtojcës I dhe II të U.A per import , eksport dhe tranzit të mbeturinave [Origjinal]
- Dëshminë për karakteristikat e mbeturinave [Origjinal]
- Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikimin për qarkullimin ndërkufitar të mbeturinave [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
- Garancionin financiar [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 10 Euro | Transfer bankar | 1000400070002120 |