Licencë për kryerjen e punimeve pyjore - subjektet vendore



Qëllimi
Procedura administrative fillon me paraqitjen e kërkesës nga personat juridik pas kompletimit të dokumentacionit përkatës dhe pagesës së taksës së aplikimit prej 20 euro për subjektet të cilat aplikojnë për herë të parë, kurse subjektet të cilat aplikojnë për vazhdimin e licencës janë liruar nga pagesa për aplikim. Kërkesa shqyrtohet nga dy komisione: grupi profesional i punës i Departamentit të Pylltarisë për konstatimin e gjendjes faktike në terren dhe komisioni licencues i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për marrjen e vendimit për licencim. Përmbyllja e procedures rregullohet brenda 30 ditëve nga data e aplikimit. Licenca përfshinë: 1. Licencë për pyllëzime, prodhimin e fidaneve, grumbullimin dhe trajtimin e farërave pyjore, punimet përgatitore, dhe mbjellje fidanesh; 2. Licencë për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve, prerje, tërheqje dhe transport; 3. Licencë për kultivimin e pyjeve; 4. Licencë për ndërtimin dhe mirëmbajtja e urave dhe rrugëve pyjore; 5. Licencë për grumbullimin dhe vjelja e qëndrueshme e produkteve pyjore, drunore dhe jodrunore, florës, bimëve mjekësore, dhe tanifere; 6. Licencë për ushtrimin e veprimtarive në gjueti dhe ekoturizëm; 7. Licencë për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit, zjarret dhe erozioni.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është njohja e ndërmarrjeve lidhur me kapacitetet dhe përmbushjen e kritereve minimale profesionale si dhe ushtrimin e veprimtarive të theksuara për të garantuar mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.


Validiteti
15 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë/biznesi për shfrytëzim, kultivim etj;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, vendi, komuna
  • Tel, fax, e-mail;
  • Data e Aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;
  • Emri dhe mbiemri i kuadrit profesional;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për regjistrim; [Origjinal]
  • Dëshmi ku vërtetohet se nuk ka obligime ndaj organit kompetent menaxhues me pyje; [Origjinal]
  • Dëshmi nga gjykata që nuk është i ndjekur për vepër penale [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit dhe informatën mbi biznesin; [Kopje]
  • Fletëpagesën e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr nga zyrtari përkatës) nëse aplikon për herë të parë; [Kopje]
  • Dëshmi me fotografi për mekanizmin adekuat si: motosharra me vegla përcjellëse, traktor, bulduzer, kamion ngarkues, kamion transportues, depon për asortimentin drusor, pajisje tjera teknike si dhe mjetet mbrojtëse në punë; [Origjinal]
  • Diploma për përgatitjen profesionale i cili do të jetë i angazhuar në detyrat profesionale dhe teknike (inxhinier i Pylltarisë ose teknik i pylltarisë, tekniku të ketë së paku 5 vite përvojë pune në profesion); [Kopje e verifikuar]
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës; [Origjinal]
  • Për vazhdim të licencës kërkohet: kërkesa për vazhdimin e licencës; kopja e licencës ekzistuese; dëshmi nga gjykata që nuk është i ndjekur për vepër penale; dëshmi që nuk ka obligime financiare nga Agjencioni Pyjor i Kosoves si dhe vërtetimin nga Administrata Tatimore e Kosovës; [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa (20 euro për aplikim, 200 euro marrja e licencës, 100 euro ripërtëritja) Transfer bankar 1000400070001150

Shkarko formularët