Leje për transport të lirë për qasje dhe tranzit në territorin e Kosovës



Qëllimi
Operatori jo resident parashtron kërkesën përmes Ministrisë përkatëse të vendit të themelimit për leje pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Nëse komisioni konstaton se operatori nuk i ka plotësuar kushtet për leje dhe nuk e ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, atëherë përmes Ministrisë gjegjëse të vendit të themelimit njoftohet për hapat e mëtejshëm.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin dhe revokimin e lejeve, për operatorin e transportit rrugor të udhëtarëve që ofron shërbime të transportit ndërkombëtar rrugor për qasje dhe tranzit nëper territorin e Kosovës.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
1-6 muaj

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Aprovimin nga vendi i themelimit dhe destinacionit [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 100 euro (për marrjen e lejes), 50 Euro (per aplikim) Transfer bankar 1000430070003710

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët