Leja për transport ndërkombëtar rrugor të lirë të udhëtarëve



Qëllimi
Pala parashtron kërkesën për Leje pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e lejes. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim, ku dallon vetëm taksa.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin dhe revokimin e lejeve, për operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, të cilët ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtarë rrugor.


Validiteti
30 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Infrastrukturës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni dhe fletëpagesa [Origjinal]
  • Licenca A, B apo D [Origjinal]
  • Kontratën për transport ndërmjet porositësit të transportit dhe kryerësit të transportit/operatorit [Origjinal]
  • Kontratën për transport ndërmjet porositësit të transportit dhe kryerësit të transportit/operatorit [Origjinal]
  • Librin e fletëudhëtimeve në emër të operatorit [Origjinal]
  • Librezën e autobusit, kontrollimin teknik valid, sigurimin e autobusit si dhe certifikatën sipas licencës A, B, D [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1-6 muaj


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 100 euro (për vazhdim është 50 Euro) Transfer bankar 1000430070003710