Leje për transport të veçantë të udhëtarëve



Qëllimi
Pala parashtron kërkesën pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon Komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta lëshohet nga Departamenti i Transportit Rrugor, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës, atëherë më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ofrimi i shërbimeve të transportit të veçantë të kategorive apo grupeve të udhëtarëve siç janë: nxënësëve dhe studentëve nga vendbanimi deri të destinacioni dhe anasjelltas; punëtorëve nga vendbanimi deri në punë dhe anasjelltas si dhe invalidëve dhe personave me përkujdesje të veçantë.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Varësisht nga kontrata e nënshkruar në mes subjeketeve minimum 1 vjet deri 3 vite dhe mbi 3 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i kompanisë/biznesit dhe numri i regjistrimit të biznesit
  • Emri, mbiemri dhe adresa e personit përgjegjës
  • Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa
  • Vula e kompanisë/biznesit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Certifikata mbi regjistrimin e biznesit [Kopje e verifikuar]
  • Licencën C ose D [Origjinal]
  • Kontratën e nënshkruar ndërmjet operatorit të licencuar nga MI dhe porositësit të shërbimeve që njëkohësisht është edhe pagues i shërbimeve. [Origjinal]
  • Listën e udhëtarëve, çmimoren, itinerarin, vendet për marrje dhe zbritje të udhëtarëve dhe orarin e qarkullimit. [Origjinal]
  • Dëshmi mbi kapacitetin teknik të automjeteve [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Per 1 vit – 200 Euro Deri 3 vite – 400 Euro Mbi 3 vjet 600 euro Transfer bankar 1000430070003710

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët