Licencë C për të gjitha llojet e transportit brenda Kosovës
Qëllimi
Pala parashtron kërkesën pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj Ministria e Infrastrukturës themelon komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës
Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e licencës. Nëse vendoset që t'i jepet licenca atëherë e njëjta nënshkruhet nga Ministri i Infrastrukturës, ndërsa nëse palës i refuzohet dhënia e licencës më vendim njoftohet për mosdhënien e licencës si dhe udhëzohet përmes këshillës juridike.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedureofrimi i shërbimeve të transportit për nevoja krejtësisht vetanake, transport ky që realizohet jasht vendit.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe numri i regjistrimit të biznesit
- Emri dhe mbiemri i pronarit
- Adresa e selisë dhe e njësisë
- Numri i telefonit dhe email adresa
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni dhe fletpagesën [Origjinal]
- Certifikata mbi regjistrimin e biznesit [Kopje]
- Dëshminë nga Gjykata kompetente se pronari i biznesit nuk është nën hetime [Origjinal]
- Kompetenca profesionale (CPC) posedon kapacitete profesionale të trajnuar dhe certifikuar [Origjinal]
- Besueshmëria financiare (blanci i gjendjes për vitin paraprak ose me rastin e themelimit të biznesit kapital themeltar ose ndonjë dokument që argumenton se kompanija në fjale posedon besueshmëri financiare) [Origjinal]
- Dëshminë mbi automjetin [Kopje]
- Dëshmi mbi mbishkrimin e Automjetit [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 200 Euro | Transfer bankar | 1000430070003710 |