Autorizim për drejtues të depos së mallrave akcizor
Qëllimi
Kërkesa nga operatori dorëzohet në zyrën administrative për protokollim pranë Doganës së Kosovës e cila pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor dhe pastaj nënshkruhet Autorizimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës. Procedura e vazhdimit të autorizimit është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e një menaxhmenti adekuat dhe profesional në depot e mallrave akcizore.
Baza ligjore
Validiteti
30
Organi i ankimimit
Dogana e Kosovës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Lloji i kërkesës
- Objektet e autorizuara të mallrave me akcizë (vendi ku ndodhet depo)
- Lloji i depos së mallrave me akcizë (lloji i depos së mallrave me akcizë, import, birrari, verari, distileri, etj);
- Përshkrimi ose plani i objektit
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e TVSh-së [Kopje]
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Lista e Kompanive Kosovare (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkpunim [Kopje]
- Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. [Kopje]
- Lista e kompanive jashtë Kosoves (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim [Kopje]
- Mallrat për t''''''''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) [Kopje]
- Dëshmija e vertetuar se i ka përmbush obligimet ndaj ATK-së [Kopje]
- Certifikata e Numrit Fiskal [Kopje]
- Garancioni bankar, në vlerë të detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedurë, vlen për depo doganore [Kopje]
- Kopja e Planit dhe lista e poseduesëve e vertetuar nga zyra kadastrale komunale
- Skica e detajuar e vendit ku do të vendoset malli nën procedurë si dhe malli që nuk ka të bëjë me procedurë [Kopje]
- Shkresa përcjellëse përmes secilës elaborohet arsyeshmëria ekonomike për shfrytezimin e procedurës për të cilën aplikohet [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pagesa nëpërmjet keshit | ska |