Autorizim për depo të mallrave akcizor
Qëllimi
Kërkesa nga operatori dorëzohet në zyrën administrative për protokollim pranë Doganës së Kosovës dhe e cila pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor dhe pastaj nënshkruhet Autorizimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdimin e autorizimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është themelimi i depove të mallrave akcizore.
Baza ligjore
Validiteti
1 vit
Organi i ankimimit
Dogana e Kosovës
Afati i ankimimit
30 dite
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Lloji i kërkesës
- Depoja e autorizuar e mallrave me akcizë në lidhje me të cilën bëhet kjo kërkesë
- Vendi dhe lloji i evidencës
- Data për përdorimin e inventarit të produkteve
- Të dhënat bankare (emri dhe adresa e bankës dhe të dhënat për llogarinë bankare)
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e TVSh-së [Kopje]
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Lista e Kompanive Kosovare (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim
- Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanis /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. [Kopje]
- Lista e kompanive jashtë Kosovës (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të këtë bashkëpunim [Kopje]
- Mallrat për t''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) [Kopje]
- Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbush obligimet ndaj ATK-së [Kopje]
- Certifikata e Numrit Fiskal [Kopje]
- Garancioni bankar, në vlerë të detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedure [Kopje]
- Kopja e Planit dhe lista e poseduesve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pagesa nëpërmjet keshit | ska |