Autorizim për lirim në qarkullim të lirë
Qëllimi
Dorëzohet kërkesa në zyrën administrative për protokollim, pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, kompletohet me dokumentet e nevojshme, shqyrtohet brenda afatit ligjor dhe nënshkruhet Autorizimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është rregullimi i qarkullimit të lirë të mallrave të përjashtuara nga taksa doganore dhe shtimin e listës së mallrave me tarifë zero të taksës doganore.
Baza ligjore
Validiteti
30
Organi i ankimimit
Dogana e Kosovës
Afati i ankimimit
30 Ditë
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Deklaruesi - emri, mbiemri dhe adresa (deklaruesi është personi i cili deklaron mallrat për lëshim në qarkullim të lirë)
- Operatori - emri, mbiemri dhe adresa (operatori është personi i cili i fut në përdorim mallrat)
- Natyra dhe përdorimi final ( këtu shënohet përshkrimin e përdorimit në të cilin do të futen mallrat, gjithashtu të tregoni vendin/vendet e caktuara ku do të ndodhin ato veprimtari)
- Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit)
- Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera)
- Vendi dhe llojet e të dhënave (nenkupton te gjitha informatat e nevojshme dhe detalet teknike, gjë që i mundëson shërbimit doganor të mbikëqyrë dhe kontrollojë procedurën e përdorimit final)
- Garancioni (nëse drejtori gjeneral konsideron se është e nevojshme të garantohet se një detyrim duhet të paguhet deri në kohë të caktuar, tregoni se si do të afrohet ai garancion (garancion bankar apo depozitë në euro)
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e TVSh-së [Kopje]
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Lista e kompanive kosovare (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim [Kopje]
- Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. [Kopje]
- Lista e kompanive jashtë Kosovës (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim [Kopje]
- Mallrat për t''''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) [Kopje]
- Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj ATK-së [Kopje]
- Certifikata e Numrit Fiskal, [Kopje]
- Garancioni bankar, në vlerë të detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedurë, vlenë për depo doganore [Kopje]
- Kopja e Planit dhe lista e poseduesve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale
- Skica e detajuar e vendit ku do të vendoset malli nën procedurë [Kopje]
- Një shkresë përcjellëse përmes së cilës elaborohet arsyeshmëria ekonomike për shfrytëzimin e procedurës [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Pagesa nëpërmjet keshit | ska |