Autorizim për Depo Doganore



Qëllimi
Kërkesa dorëzohet në zyrën administrative për protokollim, ajo pranohet nga Sektori i Procedurave me Ndikim Ekonomik, e cila më pas kompletohet me dokumentet e nevojshme dhe shqyrtohet brenda afatit ligjor. Autorizimi nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i mundësisë së vendosjes së mallrave nën mbikëqyrje doganore në një vend të autorizuar nga Dogana e Kosovës (Depo Doganore) pa pagesën e detyrimeve të importit, pra do të shtyhet pagesa e taksave doganore deri atëherë kur ato plasohen në qarkullim të lirë. Kur ato plasohen në qarkullim të lirë atëherë subjekti duhet t'i paguaj detyrimet doganore për atë sasi të mallrave të vendosura në treg. Gjithashtu jep mundësinë e ri-eksportimit të mallrave në ndonjë treg të huaj, pa ndonjë ngarkesë të detyrimeve.


Validiteti
1 vit

Organi i ankimimit
Dogana e Kosovës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Lloji i depos, magazinës, vendi që do të përdoret si depo, magazine
  • Periudha e vlefshmërisë së autorizimit (data në të cilën dëshironi që të filloj vlefshmëria e autorizimit, si dhe data e skadimit të autorizimit
  • Mallrat për t'u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e TVSh-së [Kopje]
  • Certifikata e biznesit [Kopje]
  • Lista e kompanive të Kosovës (furnizuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim [Kopje]
  • Informatat në lidhje me biznesin ku do të paraqitet një historik i kompanisë /organizatës jo qeveritare si dhe arsyeja ekonomike për shfrytëzimin e procedurës. [Kopje]
  • Lista e kompanive jashtë Kosovës (furzinuesve dhe klientëve) me të cilët ekziston apo pritet të ketë bashkëpunim [Kopje]
  • Mallrat për t''''u vendosur nën procedurën e deponimit doganor (kodi tarifor, përshkrimi, sasia, vlera) [Kopje]
  • Dëshmia e vërtetuar se i ka përmbushur obligimet ndaj ATK-së [Kopje]
  • Certikikata e Numrit Fiskal, [Kopje]
  • Garancioni bankar, në vlerën e detyrimeve të mallit që planifikohet të mbahet nën procedurë, vlenë për depo doganore [Kopje]
  • Kopja e Planit dhe lista e poseduesve e vërtetuar nga zyra kadastrale komunale [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa nëpërmjet keshit ska

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët