Autorizim për Trupin e autorizuar për vlerësimin e konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe kontrollet periodike të pajisjeve dhe instalimeve nën presion



Qëllimi
Qëllimi i procedurës administrative për autorizimin e Trupave për vlerësim të konformitetit është të sigurojë që këto Trupa janë të aftë dhe të kualifikuar për të kryer vleresimin e konformitetit sipas standarteve dhe rregullave të përcaktuara, duke garantuar sigurinë dhe përputhëshmërine ligjore.

Përshkrim i Shkurtër
Aplikuesi bënë kërkesën për autorizim përmes arkivës së ME dhe i bashkëngjet dokumentcionin e kërkuar sipas legjislacionit në fuqi. Kërkesën e shqyrton komisioni i emeruar sipas akteve ligjore në fuqi dhe pas inspektimit dhe shqyrtimit të dokumetacionit rekomandon Minstrin e ME për autorizim ose mosautorizim të OE.


Validiteti
2 (dy) vite

Organi i ankimimit
Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Shënimet mbi paraqitesin e kërkesës (emri, mbiemri dhe emri i babës, adresa e banimit, vendi, rruga dhe numri. Numri i tel.mob. dhe email)
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Emri i ndërmarrjes
  • Adresa e ndërmarrjes
Dokumentacioni i kërkuar
  • Deklaratën me shkrim nga Aplikuesi që nuk është i përfshirë në aktivitete të cilat mund të bien ndesh me pavarësinë dhe paanshmërinë e tij, me rastin e kryrjës së aktivitetit për vlerësim të konformitetit. [Origjinal]
  • Nëse Aplikuesi do të nënkontrakton disa nga aktivitetet e tij, atëherë nevojitet lista e trupave për vlerësim të konformitetit dhe aktiviteteve që do të nënkontraktohen, dëshmia me të cilën trupi i autorizuar sigurohet dhe merr përgjegjësinë për kompetencën dhe detyrat që kryhen nga nën kontraktorët të cilët duhet t’i plotësojnë kërkesat e sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe për këtë e njofton Ministrinë përgjegjëse. Punët mund të nënkontraktohen ose të kryhen nga një filial i ndërmarrjes vetëm me marrëveshjen e palëve. [Origjinal]
  • Polica e sigurimit apo garancinë bankare për të mbuluar dëmin që mund të shkaktohet më rastin e kryerjes së veprimtarisë përkatëse në vlerë prej pesëdhjetëmijë euro (50,000.00). [Origjinal]
  • Deklaratën për zotimin e Aplikuesit që ta informoj me kohë Ministrinë përgjegjëse për aktivitetet e tij dhe për ndonjë ndryshim eventual të rrethanave. [Origjinal]
  • Dëshmia për pagesën e taksës administrative për autorizim. [Origjinal]
  • Vërtetimin që personi përgjegjës nuk ka të ngritur aktakuzë për vepër penale.
  • Aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet me të cilat vërtetohen se janë plotsuar kërkesat e parapara sipas këtij neni.
  • Të dhënat për kapacitetet teknike, përfshirë pajisjet për shqyrtime pa shkatërrim, pajisjet për shqyrtime hidraulike, pneumatike, valvuleve të sigurisë dhe lokacionin, objektin në të cilin kryhen aktivitetet e vlerësimit të konformitetit.
  • Personeli përgjegjës me përgatitje përkatëse teknike dhe profesionale e cila përfshin të gjitha aktivitetet për vlerësim të konformitetit të pajisjeve nën presion, përgatitje përkatëse dhe njohuri të kërkesave themelore të sigurisë, bazuar në Ligjin Nr. 06/L-031 për Pajisje nën Presion si dhe legjislacionin përkatës në fuqi, certifikatat përkatëse të personelit për shqyrtim pa shkatërrim.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Taksa administrative për autorizime është njëmijë (1000.00) euro, për secilin autorizim. Taksa administrative për vazhdimin e autorizimit është katërqind (400.00) euro Transfer bankar 1000400070009104