Licencimi i Federatave të Sportit, të cilat themelohen/janë organizata jo-qeveritare (OJQ)
Qëllimi
Kërkesat dorëzohen në Departamentin e Sportit; shqyrtohen nga zyrtarët përkatës brenda afatit 15 ditor, dhe kur dokumentet të jenë të kompletuara atëherë në bazën e të dhënave rekomandohet për Licencë tek Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që federatat e sportit të themelohen dhe organizohen me vullnet të lirë, përmes regjistrimit tek organi kompetent (departamenti i OJQve). Ato janë të pavarura në realizimin e aktiviteteve sportive të tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
Mandati i licencimit për herë të parë i federatës sportive zgjat 1 vjet.
Mandati i licencës më së gjati është 4 vjet, në përputhje me ciklin olimpik
Organi i ankimimit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i Federatës / Organizatës
- Shkurtesa e Federatës / Organizatës
- Numri i regjistrimit të OJQ-së
- Numri Fiskal i OJQ-së
- Viti i themelimit të OJQ-së
- Viti i licencës së parë të Federatës / Organizatës: (Të specifikohet nëse Federata/Organizata aplikon për herë të parë për licencë)
- Adresa e plotë e selisë së Federatës / Organizatës
- Numri kontaktues i Federatës / Organizatës
- Email adresa e Federatës/ Organizatës
- Web-faqja e Federatës / Organizatës
- Të dhëna të personit që përfaqëson Federatën / Organizatën
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për Licencim të Federatës Sportive [Origjinal]
- Certifikata apo kopja e noterizuar e regjistrimit në Departamentin përkatës për OJQ-të
- Certifikata apo kopja e noterizuar e numrit fiska
- Statuti i i Federatës së bashku me aktet juridike të specifikuara në nenin 13 të këtij Udhëzimi Administrativ
- Dëshminë se të paktën tri (3) klube sportive që e përbëjnë një federatë sportive ushtrojnë aktivitet të pandërprerë sportiv së paku dy (2) vjetët e fundit përjashtuar rastet e ndërprerjeve për shkak të fuqisë madhore Vis Major;
- Listën e klubeve anëtare, sportistëve dhe kalendarin vjetor të garave
- Dëshminë se Federata i ka të themeluara dhe plotësisht funsionale strukturat e qeverisjes të cilat përmbajnë vendime, procesverbale dhe/ose kontrata për: 1. Kuvendin dhe bordin ekzekutiv; 2. Sekretarin e përgjithshëm; 3. Personelin për menaxhimin e financave dhe mbarëvajtjen e proceseve; 4. Strukturat apo komisionet për administrimin e procedurave disiplinore dhe të mbrojtjes së të drejtave të sportistëve, klubeve dhe anëtarësisë së tyre duke përfshirë edhe strukturën përkatëse për mbikqyrjen e ligjshmërisë së organizatës
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pa pagesë | Transfer bankar |