Certifikimi i operatorit ajror (AOC-Air Operator Certificate)
Qëllimi
Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Inspektori i Departmentit të Sigurisë së Fluturimeve. Afati për shqyrtim është 90 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Certifikata e vlefshmërisë ajrore dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përshkrimi dhe thjeshtëzimi i procesit, si dhe kontrolli dhe vlerësimi i dokumenteve të kërkuara dhe përshkruan inspektimet/auditimet deri te certifikimi i operatorit ajror me AOC. Kontrollimi i dokumenteve është i nevojshëm për të siguruar saktësinë e punës.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Informata e aplikuesit/operatorit
- Informata e detajuara mbi organizaten/operatorin (adresa, telefoni, e-maili, kodi i IATA's dhe ICAO's, baza e aeroplanve)
- Pjesa A (Informata mbi menaxherin përgjegjës dhe personelin menaxhues)
- Pjesa B (Informata mbi detajet e flotës/mjeteve ajrore: tipi i mjetit ajror, emri i pronarit të mjetit ajror/kontrata e marrjes me qira, lloji i operimeve, regjioni i operimeve, kufizimet speciale, autorizimet/aprovimet speciale)
- Pjesa C (Sistemi i menagjimit të vazhdueshëm i mirëmbajtjes, arranzhimet për mirëmbajtje, etj)
- Apendiksi (Forma 4 mbi detajet dhe kualifikimet e menaxherit përgjegjës dhe personelit menaxhues, detajet mbi regjistrimin e mjetit ajror, kontratat e marrjes me qera (leasing), të drejtat e shfrytëzimit të aerodromeve, sigurimi i udhëtarëve, manualin e operimeve (OM A, B, C, D, GOM dhe QS), Kontrata për trajnim fillestar të ekuipazhit të Kabinës, kontrata për trajnim të ekuipazhit të fluturimit, lista minimale e pajisjeve MEL (Minimum Equipment List), aplikacionet për autorizime/aprovime speciale, lista e përshtatjes sipas sub-pjesës K dhe L të Rregullores 6/2009 dhe 03/2010 (EU OPS/JAR OPS 3), kërkesa për kodin e ICAO's, programi i sigurisë, etj.
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni për Certifikatë të Operatorit Ajrore AOC [Origjinal]
- Kërkesa-t (aplikacioni) për aprovime speciale [Origjinal]
- Informata kontaktuese të aplikuesit/operatorit [Origjinal]
- Manualin e Operimeve (OM A, B, C, D, GOM dhe QS) [Origjinal]
- Kontratat për Leasing të Aeroplanëve/Helikopterëve [Origjinal]
- Kontrata për mirëmbajtje [Origjinal]
- Kontrata me qendër trajnimi për trajnim të Ekuipazhit të Fluturimit dhe Kabinës [Origjinal]
- Lista e Menaxherëve Kryesor dhe Zëvendësit e tyre (AACK-EASA Form 4) [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | " Mjeti i parë ajror: Aviacioni komercial (Më pak se 5 700 kg MTOW-Maximum Take Off Weight) 5000 euro, Aviacioni komercial (Prej 5 700 kg deri në 50 000 kg (MTOW) 7000 euro, Aviacioni komercial (Më shumë se 50 000 kg MTOW) 10000 euro Mjetet tjera ajrore Aviacioni komercial (Më pak se 5 700 kg MTOW) 1.500 euro, Aviacioni komercial (Prej 5 700 kg deri në 50 000 kg (MTOW) 2.000 euro, Aviacioni komercial (Më shumë se 50 000 kg MTOW) 3.000 euro " | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2217 |