Licencë e instruktorit për shofer



Qëllimi
Qëllimi i kësaj procedure është kontrollimi i aftësive profesionale, njohja e legjislacionit dhe aftësitë e personit për bartjen e diturisë tek personat e tretë dhe aftësimin e kandidatëve për shofer nga pjesa praktike.

Përshkrim i Shkurtër
Kandidati i cili e ka përfunduar shkollimin në njërën prej institucioneve të licencuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë paraqet provimin për licencë të instruktorit për vozitje në Departamentin e Automjeteve pranë Ministrisë së Infrastrukturës. Provimi mbahet çdo tre muaj dhe ndahet në pjesën teorike dhe praktike. Kandidati i cili i kalon me sukses të dy pjesët (teorike dhe praktike) e fiton të drejtën e licencës. Licenca vlenë 5 vite. Kandidatët të cilët bëjnë përtëritjen e licencës i nënshtrohen provimit vetëm nga pjesa teorike.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • E-mail adresa
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Kopje]
  • Letërnjoftimi ose pasaportën [Kopje]
  • Të jetë së paku 25 vjet [Për shikim]
  • Të ketë së paku përgatitjen e mesme shkollore [Origjinal]
  • Të ketë patentë shoferin e kategorisë "B" së paku 5 vite [Kopje]
  • Certifikatën shëndetësore të vlefshme [Kopje]
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë muaj burgim me vendim gjyqësor të formës se prerë [Origjinal]
  • Dëshminë e pagesës për paraqitje të provimit [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 30 euro Transfer bankar
Tarifa 50 euro Transfer bankar
Pagesa 10 euro Transfer bankar
Taksa 20 euro Transfer bankar