Certifikimi i Organizatës Trajnuese për Kontrollor të Trafikut Ajror
Qëllimi
Aplikuesi paraqet aplikimin për certifikim në Autoritetin e Aviacionit Civil, së bashku me dokumentacionin e kërkuar sipas legjislacionit në fuqi. AAC shqyrton dokumentacionin, verifikon përputhshmërinë me kërkesat rregullatore dhe kryen inspektim në vend, sipas nevojës. Nëse plotësohen të gjitha kërkesat, lëshohet certifikata e organizatës trajnuese. Procedura përfshin gjithashtu miratimin e programeve dhe planeve të trajnimit, mbikëqyrjen e vazhdueshme të organizatave trajnuese, rinovimin e certifikatave dhe mbikëqyrjen e organizatave të huaja trajnuese.
Përshkrim i Shkurtër
Aplikuesi paraqet kërkesën për certifikim në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), së bashku me dokumentacionin e kërkuar.
AAC shqyrton aplikimin dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
AAC kryen inspektim ose auditim në vend, sipas nevojës, për të verifikuar përmbushjen e kërkesave.
Nëse organizata plotëson të gjitha kërkesat, AAC lëshon Certifikatën e Organizatës Trajnuese.
AAC miraton programet e trajnimit, planet e trajnimit dhe skemat e kompetencës, sipas rastit.
Pas certifikimit, AAC ushtron mbikëqyrje të vazhdueshme për të siguruar përputhshmërinë e organizatës me kërkesat rregullatore.
Certifikata rinovohet sipas procedurës përkatëse, ndërsa organizatat trajnuese të huaja i nënshtrohen procesit të mbikëqyrjes dhe njohjes sipas legjislacionit në fuqi.
Baza ligjore
Validiteti
Organi i ankimimit
Autoriteti i Aviacionit Civil
Afati i ankimimit
Informacion për aplikim
- Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
- Adresa e ndërmarrjes
- Numri i telefoni, numri i faksit dhe email adresa e personit përgjegjës
- Përshkrimi i shërbimeve për të cilat aplikohet
Dokumentacioni i kërkuar
- Një deklaratë të nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv apo ekuivalent që konfirmon se organizata dhe çdo dokumentacion referues i cekur definon përputhshmërinë aktuale dhe në vazhdimësi, të organizatës me të gjitha Kërkesat e aplikueshme dhe pajtohet që t’i ofroj AAC-së çdo informatë për vlerësimin e përshkrimit [Origjinal]
- Politika e organizatës për siguri në pajtim me direktivat e Kërkesave të Përbashkëta; [Origjinal]
- Titujt e pozitave dhe emrat e menaxhmentit të lartë; [Origjinal]
- Një strukturë organizative që tregon linjën e përgjegjësive të menaxhmentit në fushat e mbuluara nga Kërkesat e Përbashkëta;
- Një përshkrim të përgjithshëm të resurseve të fuqisë punëtore
- Një përshkrim të përgjithshëm të objekteve dhe pajisjeve të organizatës
- Fushëveprimi i shërbimeve që do të ofrohen nën këtë certifikatë
- Procedura për amendamentimin e përshkrimit dhe të njoftimit të AAC-së për ndonjë ndryshim;
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 2000 | Transfer bankar |