Licencë për kontrollorë të trafikut ajror
Qëllimi
Aplikuesi e dorëzon formularin me të gjithë dokumentacionin e paraparë me legjislacion në Autoritetin e Aviacionit Civil. Formulari dhe dokumentacioni shqyrtohen nga Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror. Afati për shqyrtim është 10 ditë nga data e aplikimit. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, lëshohet Licencimin e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (KTA) dhe Studentëve KTA dhe nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi se personeli përgjegjës për ofrimin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajror i plotësojnë kërkesat rregullative, në lidhje me aftësitë, njohuritë, përvojen, gjendjen shëndetësore, njohjen e gjuhës angleze për të ofruar shërbim të sigurtë dhe efikas.
Baza ligjore
Validiteti
2 vjet për licencën, kualifikimet (ratings) dhe autorizimet (endorsements) e kontrollorëve të trafikut ajror, dhe 1 vit për kontrollorët studentë.
Organi i ankimimit
Autoriteti i Aviacionit Civil
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Formulari për aplikim përmban 7 pjesë të cilat do të paraqitura në vijim
- Pjesa 1, lloj i aplikimit
- Pjesa 2, të dhënat personale
- Pjesa 3, aplikimi për gradimet/miratimet
- Pjesa 4, miratimi i zotësisë së gjuhës angleze
- Pjesa 5, licenca aktuale
- Pjesa 6, Trajnimi i njësisë/vlerësimi ose ekzaminimi i kompetencës
- Pjesa 7, Deklarata e aplikuesit dhe punëdhënësit
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatë ose vlerësimi për marrjen e gradimeve [Kopje]
- Certifikatat në lidhje me vlerësimin e Zotësisë së Gjuhës Angleze [Kopje]
- Konfirmim për realizimin e trajnimeve dhe matjes së kompetencës konform rregullores 5/2012 [Origjinal]
- Certifikatë të vlefshme mjekësore [Kopje]
- Konfirmim për realizimin e orëve të punës në detyrë, konform rregullores së AAC-së 19/2017 [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 100 € Lëshimi i licencës, 50 € Ripërtëritja e licencës, 20 € Lëshim i licencës për student | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2217 |
Linku i Formularit për Aplikim
https://caa.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/10/AACKSHNANSA-FRM-6-Application-Form_ATCO_ver7-date-23102025-1.pdf