Licencë për pyetës teorik
Qëllimi
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i aftësive profesionale, njohja e legjislacionit dhe aftësitë e personit për testimin e kandidatëve për patentë shofer.
Përshkrim i Shkurtër
Licenca për pyetës teorik i lëshohet personit i cili jep provimin profesional. Provimit për pyetës mund t’i nënshtrohet personi i cili i plotëson kushtet si vijon: posedon patentë shoferin e kategorisë “B” së paku per tri vite, dhe që i ka mbushur 25 vjet. Nuk është i punësuar në ndonjë auto shkollë apo ka ndonjë interes financiar në Auto shkollë apo familja e ngushtë e tij. Pyetësi për licencim duhet, të jap testimin teorik dhe praktik për kategorinë përkatëse. Provimi jepet para komisionit të emëruar nga Ministri i Infrastrukturës. Ministria do të organizojë trajnime për kandidatët për licencim për pyetës dhe trajnim për verifikimin e njohurive të pyetësit. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 dite
Informacion për aplikim
- Emri mbiemri i kandidatit
- Adresa
- Numri i telefonit
- E-mail adresa
Dokumentacioni i kërkuar
- Dëshminë për përgatitjen profesionale së paku nivelin bachelor për pyetës teorik [Origjinal]
- Dëshminë se ka përfunduar së paku dy trajnime (per pyetes teorik) [Kopje]
- Patent shoferi i vlefshëm së paku 5 vite [Kopje]
- Letërnjoftimin apo pasaportën e vlefshme të Republikës së Kosovës [Kopje]
- Deklaratën e noterizuar se ai ose ndonjë anëtarë i familjes së ngushtë të tij në tre vitet e fundit nuk është i angazhuar në çfarëdo mënyre në autoshkollë [Origjinal]
- Dëshminë lëshuar nga gjykata që kandidati nuk është i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë muaj burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Pagesa | 20 euro | Transfer bankar | |
| Pagesa | 50 euro | Transfer bankar |