Licenca për ligjërues profesional në Auto-shkollë



Qëllimi
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i aftësive profesionale, njohja e legjislacionit dhe aftësitë e personit për bartjen e diturisë tek personat e tretë dhe aftësimi i kandidatëve për shofer nga pjesa teorike.

Përshkrim i Shkurtër
Kandidati aplikon në Ministrinë e Infrastrukturës /Departamentin e Automjeteve – Divizioni i Auto shkollave. Provimi profesional për ligjërues në autoshkolla organizohet nga pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë. Kandidati i cili e kryen provimin në tërësi pajiset me licencë për ligjerues profesional në autoshkolla. Provimi profesional kryhet para komisionit të emëruar me vendim të Sekretarit te përgjithshëm. Procedura për vazhdimin e licencës është e njejtë vetëm se duhet ndjekur edhe një seminarë.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i personit fizik
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • E-mail adresa
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Kopje]
  • Patentë shoferi kategoria B, së paku tri vite [Kopje]
  • Diplomën në lëminë e komunikacionit sipas sistemit të Bolonjës [Origjinal]
  • Trajnimin bazë për ligjërues profesional në autoshkollë [Origjinal]
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale më shumë se gjashtë muaj burgim me vendim gjyqësor të formës së prerë [Origjinal]
  • Dëshminë e pagesës për paraqitje të provimit [Origjinal]
  • Letërnjoftimi ose pasaportën e vlefshme të RKS-së [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 15 euro Transfer bankar
Pagesa Per Licencim 100 euro, perteritja e licences 50 euro Transfer bankar
Pagesa 10 euro Transfer bankar
Taksa 20 euro Transfer bankar