Certifikimi i heliporteve
Qëllimi
Certifikata e heliportit lëshohet me qëllim të konfirmimit se një heliport për shfrytëzim publik plotëson kërkesat e zbatueshme të sigurisë, standardet teknike dhe kërkesat rregullatore për operim të sigurt të aerodromit dhe ofrimin e shërbimeve për operacionet e transportit ajror nga operatorë ajrorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Përshkrim i Shkurtër
1. Vlerësimi fillestar administrativ i aplikacionit dhe dokumentacionit të dorëzuar, përfshirë verifikimin e dëshmisë së pagesës së 50% të tarifës përkatëse.
2. Evaluimi teknik i dokumentacionit të paraqitur kundrejt standardeve dhe kërkesave rregullatore të aplikueshme.
3.Verifikimi në terren dhe/ose auditimi, sipas nevojës, për konfirmimin e përputhshmërisë me kërkesat e përcaktuara.
4. Lëshimi i Certifikatës përkatëse, pas përmbushjes së të gjitha kërkesave, pas pranimit të dëshmisë së pagesës së 50% të mbetura të tarifës përkatëse.
Baza ligjore
Ligjet
- LIGJI NR. 03/L-051 PËR AVIACIONIN CIVIL
- LIGJI NR. 08/L-063 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË KANË TË BËJNË ME RACIONALIZIMIN DHE VENDOSJEN E VIJAVE LLOGARIDHËNËSE TË AGJENCIVE TË PAVARURA
Aktet nën ligjore
- RREGULLORE NR. 17/2017 PËR DISPOZITAT DHE PROCEDURAT ADMINISTRATIVE NË LIDHJE ME AERODROMET
- RREGULLORE Nr. 2/2015 PËR TARIFAT E NGARKUARA NGA AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL I KOSOVËS
- RREGULLORE NR. 05/2018 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES NR. 02/2015 PËR TARIFAT E NGARKUARA NGA AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL I KOSOVËS
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
- Të dhënat mbi pozitën e aerodromit (emri i aerodromit, përshkrimi i pronës, koordinata gjeografike/pozita dhe largësia nga qyteti më i afërt)
- Përshkrimi i operimeve të planifikuara
- Emrat e menaxherëve në pozita të larta (Menaxheri Përgjegjës, Menaxheri i Sigurisë, Menaxheri i Operimeve)
- Detajet që do të shënohen në Certifikatën e heliportit
Dokumentacioni i kërkuar
- Një kopje e Manualit të Heliportit, adekuat me aktivitetet e pritshme të helikopterëve në heliport
- Detajet e karakteristikave fizike të heliportit, pajisjeve, shërbimeve dhe mjeteve, përfshirë edhe hartat aeronautike (hartën e heliportit dhe hartën e pengesave) [Origjinal]
- Kopja origjinale/e vërtetuar të regjistrimit të biznesit
- Dëshmia mbi pronësinë e heliportit apo të drejtës për shfrytëzim [Origjinal]
- Të dhënat (CV) për stafin e lartë drejtues së heliportit [Kopje]
- Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | Certifikimi fillestar 5000 EUR. Per riperteritje te certifikates 2500 Eur. Per amendamendim/transferim te certifikates 5000 Eur | Transfer bankar | |
| Pagesa | Pagesa vjetore 1250 Eur | Transfer bankar |
Linku i Formularit për Aplikim
https://caa.rks-gov.net/wp-content/uploads/2018/08/AACK-AGA-FRM-01-Application-for-an-Aerodrome-Certificate-v.5-4.pdf