Certifikimi i Aerodromeve - Klasa A
Qëllimi
Pas aplikimit kontrollohet formulari dhe dokumentacioni shtesë për verifikim nga Inspektori i Departamentit të Aerodromeve. Afati për shqyrtim është 60 ditë nga data e aplikimit. Pas verifikimet të të gjithë dokumentacionit dhe inspektimit të aerodromit, departamenti i aerodromeve rekomandon tek drejtori i përgjithshëm lëshimin e certifkatës e cila pastaj nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllim i kësaj procedure është rregullimi i sigurisë së aerodromeve për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror nga operatorë ajror vendorë dhe ndërkombëtar dhe për dhënien e certifikatës së operimit të aerodromit për shfrytëzim publik, në shërbim të operacioneve të transportit ajror të operatorëve ajrorë vendorë dhe ndërkombëtar.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Të dhënat mbi aplikuesin (emri, mbiemri, adresa, tel.)
- Të dhënat mbi pozitën e aerodromit (emri i aerodromit, përshkrimi i pronës, koordinata gjeografike/pozita dhe largësia nga qyteti më i afërt)
- Përshkrimi i operimeve të planifikuara
- Emrat e menaxherëve në pozita të larta (Menaxheri Përgjegjës, Menaxheri i Sigurisë, Menaxheri i Operimeve)
- Detajet që do të shënohen në Certifikatën e Aerodromit
Dokumentacioni i kërkuar
- Një kopje e Manualit të Aerodromit, adekuat me aktivitetet e pritshme të aeroplanëve në aerodrom [Origjinal]
- Detajet e karakteristikave fizike të aerodromit, pajisjeve, shërbimeve dhe mjeteve, përfshirë edhe hartat aeronautike (harten e aerodromit dhe harten e pengesave) [Origjinal]
- Kopja origjinale/e vërtetuar të regjistrimit të biznesit [Origjinal]
- Dëshmia mbi pronësinë e aerodromit apo të drejtës për shfrytëzim [Origjinal]
- Të dhënat (CV) për stafin e lartë drejtues së aerodromit [Origjinal]
- Dëshmia e pagesës së 50% të shumës së tarifës, në përputhje me rregulloren në fuqi për tarifat e ngarkuara nga AAC [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Pagesa nëpërmjet keshit | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Certifikimi fillestar 20000 EUR. Për ripërtëritje të certifikatës 10000 euro. Për amendamendim/transferim të certifikatës 20000 Eur. Pagesa vjetore 5000 Eur. | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2217 |