Leje e importit dhe shitjes së koksit të naftës



Qëllimi
Kërkesa për licencë parashtrohet nga pala (subjekti) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Fillimisht, lënda shqyrtohet nga Komisioni i Brendshëm i Departamentit për rregullimin e tregut të naftës për mangësi të mundshme dhe i dorëzohet Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike. Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike del në terren dhe bën verifikimin e kushteve teknike konform ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. I njëjti harton procesverbal të cilin e dorëzon te Komisioni i Brendshëm, i cili pastaj me të tre anëtarët e vet bën verifikimin final të dokumentacionit dhe përgatit raport për drejtorin. Ne afat prej 30 ditësh nga dita e aplikimit lënda duhet te verifikohet edhe nga drejtori si dhe të lëshohet vendim për aprovim apo refuzim nga ai. Lënda me vendimin për aprovim dërgohet në kabinet të Ministrit me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar që subjekti i plotëson kushtet teknike, juridike, financiare, se ka produkte cilësore, si dhe për mundësinë për raportim dhe mbikëqyrje të tregut sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.


Validiteti
6 vite

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Afati i ankimimit
30 ditë nga dita e pranimit të vendimit

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kopje/çertifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e pikës shitëse, veprimtaria 4671, dhe drejtori [Kopje e verifikuar]
  • Certifikatën që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër [Kopje e verifikuar]
  • Certifikaten e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është pika shitëse. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet kontrata ose marrëveshja e vërtetuar mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private në kohëzgjatje të lejes [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 50 euro për licencim 50 euro për vazhdim Transfer bankar 1000400070002411

Shkarko formularët