Licencë për shitje me shumicë të vajrave (lubrifikante, motorrike, hidraulike, përcjellje të nxehtësisë, kundërndryshkjes, izolim elektrik, punim të metaleve, etj, ose vajra bazike)



Qëllimi
Kërkesa për licencë parashtrohet nga pala (subjekti) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Fillimisht, lënda shqyrtohet nga Komisioni i Brendshëm i Departamentit për rregullimin e tregut të naftës për mangësi të mundshme dhe i dorëzohet Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike. Komisionit për Verifikimin e Kushteve Teknike del në terren dhe bën verifikimin e kushteve teknike konform ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi. I njëjti harton procesverbal të cilin e dorëzon te Komisioni i Brendshëm, i cili pastaj me të tre anëtarët e vet bën verifikimin final të dokumentacionit dhe përgatit raport për drejtorin. Ne afat prej 30 ditësh nga dita e aplikimit lënda duhet te verifikohet edhe nga drejtori si dhe të lëshohet vendim për aprovim apo refuzim nga ai. Lënda me vendimin për aprovim dërgohet në kabinet të Ministrit me gjithë licencën e përgatitur për nënshkrim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është për t'u siguruar që subjekti i plotëson kushtet teknike, juridike, financiare, se ka produkte cilësore, si dhe për mundësinë për raportim dhe mbikëqyrje të tregut sipas ligjeve dhe akteve nënligjore ne fuqi.


Validiteti
30

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Afati i ankimimit
15 ditë nga dita e pranimit të vendimit

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket filiala e pikës shitëse, veprimtaria 5151 dhe drejtori/menaxheri kryesor [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (nëse është i regjistruar) [Kopje e verifikuar]
  • Dëshmi nga Adminstrata Tatimore e Kosovës se i ka përmbushur obligimet [Kopje e verifikuar]
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që drejtori/ menaxheri kryesor nuk është i dënuar për vepër penale me heqje lirie më shumë se 6 muaj. [Origjinal]
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se firma nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor. [Origjinal]
  • Licencë valide për import të vajrave sipas produktit të caktuar ose Fleta poseduese e deponisë së vajrave [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 1000 për licencim 500 për ripërtëritje Transfer bankar 1000400070002411

Shkarko formularët