Leje për eksport të mbeturinave
Qëllimi
Procedura e lëshimit të lejes për eksport të mbeturinave bëhet përmes aplikimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe shqyrtimit nga ana e Komisionit i cili formohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Komisioni për leje merr vendim per lëshimin ose mos lëshimin e lejes në bazë të vlerësimit të dokumentacionit. Procesverbali i komisionit për leje nënshkruhet nga kryetari dhe anëtarët e tjerë të komisionit që kanë qenë pjesëmarrës në takim dhe procesin e shqyrtimit te kërkesës. Në bazë të vlerësimit nga ana e komisonit hartohet vendimi për leje dhe nënshkruhet nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.
Procedura është e njëjë edhe për vazhdim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejeve për eksport të mbeturinave në Republikën e Kosovës, për të mbrojtur mjedisin.
Baza ligjore
Validiteti
1 vit
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri
- Adresa
- Personi kontaktues dhe telefoni kontaktues
- Kapaciteti i mbeturinave
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa me të dhënat e aplikuesit [Origjinal]
- Dëshmi të garancioni financiar [Origjinal]
- Kontrata mes dërguesit dhe pranuesit të mbeturinave [Origjinal]
- Dëshminë për pagesën e taksës administrative për shërbimet e kryera nga Ministria në shumën prej 10 euro në buxhetin e Republikës të Kosovës
- Certifikata e regjistrimit të biznesit për eksportuesin [Kopje]
- Formën e plotësuar me shënimet e kërkuara për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave sipas shtojcës I dhe II të U.A për import , eksport dhe tranzit të mbeturinave [Origjinal]
- Kopjen e Çertifikatës të Licencës për menaxhim të mbeturinave ose kopjen e Çertifikatës të regjistruar në MMPHI si tregtar apo ndërmjetës
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1 vit
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 10 Euro | Transfer bankar | 1000400070002120 |