Regjistrimi i importuesve për kafshë të gjalla dhe materialit për mbarështim
Qëllimi
Aplikuesi paraqet kërkesën në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Kërkesës për realizimin e kësaj procedure i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar, në përputhje me kërkesat e përcaktuara për regjistrimin e subjektit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit të përmbushjes së të gjitha kërkesave të përcaktuara, zyrtari kompetent i Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve jep aprovimin për regjistrim. Në përfundim të procedurës, vendimi për regjistrimin e subjektit nënshkruhet nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ruajtja e shëndetit të kafshëve dhe garantimi i shëndetit publik.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Shënimet e aplikuesit, nr i telefonit, email adresa dhe data e aplikimit;
- Shënimet e plota të kompanisë importuese;
- Shenimet e objektit
- Veprimtaria e objektit - shenimet mbi kapacitetin, prodhimtaria vjetore, numri i të punësuarve dhe siperfaqja
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje e verifikuar]
- Dokumenti identifikues [Kopje e verifikuar]
- Vertetim mbi denimet penale [Kopje e verifikuar]
- Kontrata me therrtore
- Kontrata me ambullanten veterinare [Kopje e verifikuar]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar |