Leje e shitjes me pakicë të gazit të lëngëzuar të naftës
Qëllimi
Aplikuesi paraqet kërkesën e cila shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, e më pas përcillet tek komisioni i jashtëm për verifikimin e kushteve teknike, lënda rishqyrtohet sërisht nga komisioni i brendshëm dhe bëhet shkresa përcjellëse për nënshkrimin e vendimit të përpiluar nga DRRTN. Vendimi përgatitet dhe njoftohet subjekti për ta tërhequr lejen, pasi të ketë kryer pagesën dhe policen e sigurimit, subjekti ne fjale mund te tërheq lejen përkatëse.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedurë konsiston në licencimin e subjekteve përkatëse per Shitje me Pakicë të Gazit të Lëngëzuar të Naftës (GLN-së)
Baza ligjore
Ligjet
- LIGJI NR. 08/L-110 PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR AKREDITIM
- LIGJI NR. 08/L-018 PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME
Aktet nën ligjore
- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 04/2022 PËR CAKTIMIN E LARTËSISË SË TARIFAVE PËR LEJE TË SUBJEKTEVE PËR TREGTINË ME PRODUKTE TË NAFTËS DHE KARBURANTE TË RIPËRTËRISHME.
- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 15/2022 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS PËR MARRJEN E LEJES PËR SUBJEKTET QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË SEKTORIN E NAFTËS DHE KARBURANTEVE TË RIPERTRITSHME.
- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 11/2023 PËR KRITERET TEKNIKE PËR IMPORT, DEPONIM, SHITJE ME SHUMICË DHE PAKICË TË KARBURANTEVE TË RIPËRTËRITSHME TË NAFTËS , DHE PASTRIM TË REZERVUARVE.
- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MTI) Nr. 01/2017 PËR CILËSINË E KARBURANTEVE TË LËNGËTA TË NAFTËS.
Validiteti
6 vite
Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave ne Ministrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Parashtruesi i kërkesës
- Adresa e selisë dhe e njësisë
- Telefoni, emaili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e pikës shitëse, veprimtaria 4730, dhe drejtori [Kopje]
- Certifikatën që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër. (GYKATA THEMELORE). [Origjinal]
- Certifikaten e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është pika shitëse. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet kontrata ose marrëveshja e vërtetuar mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private [Origjinal]
- Çertifikatën e Përdorimit ose dëshminë e Legalizimit të pikës shitëse. [Origjinal]
- Pëlqimin për dokumentacion tekniko-investiv për mbrojtje nga zjarri. (AGJENCIA PËR MENAXHIMIN E EMERGJENCAVE). [Origjinal]
- Certifikatën për plotësimin e kërkesave themelore të sigurisë teknike të pajisjeve dhe instalimeve nën presion (Trupi i autorizuar për vlerësimin e konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe kontrollet periodike të pajisjeve dhe instalimeve nën presion - i autorizuar nga (MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK). [Origjinal]
- Dëshminë e pajisjes me sistem të veçantë fiskal të lëshuar nga autoriteti kompetent. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 50 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |