Licencimi i objekteve afariste veterinare



Qëllimi
Aplikuesi plotëson dhe dorëzon aplikacionin për licencimin e objektit. Pas pranimit të aplikacionit, formohet komisioni për vlerësimin e përmbushjes së kushteve për licencim, i cili zhvillon inspektimin në vend dhe harton procesverbalin e inspektimit.Në rast se gjatë inspektimit konstatohet se janë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara për licencim, Drejtoria e Shëndetit të Kafshëve përgatit dhe lëshon vendimin për licencimin e ambulancës veterinare.Vendimi për aprovimin e licencës i përcillet për nënshkrim Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i mënyrës së licencimit të objekteve të subjekteve afariste veterinare, me qëllim të sigurimit të ofrimit të shërbimeve veterinare në territorin e Republikës së Kosovës dhe garantimit të përmbushjes së kushteve të përcaktuara për ushtrimin e veprimtarisë veterinare, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve të kafshëve.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i ambulancës;
  • Adresa, vendi;
  • Nr.tel, e-mail;
  • Emri, Mbiemri;
  • Numri i certificatës së biznesit;
  • Personi përgjegjës;
  • Numri fiskal;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e regjistrimit të subjektit afarist veterinar; [Kopje e verifikuar]
  • Diplomat e veterinarve të punësuar (kopje ) [Kopje e verifikuar]
  • Kontratat mes punëdhensit dhe teknikeve të veterinarise e vërtetuar nga organi kompetent(kopje) [Kopje e verifikuar]
  • Deshmi për pagesat e kontributeve per punëtoret e punësuar [Kopje e verifikuar]
  • Dokumentat e identikimit (letenjoftimin kopje) [Kopje e verifikuar]
  • Vertetimi nga OVK per pagesen e antarësisë [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 500 euro Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët