Leje e shitjes me shumicë të gazit të lëngëzuar të naftës



Qëllimi
Kërkesa parashtrohet nga pala (subjekti) ekonomik për Licencë për Shitje me Shumicë të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së. Fillimisht lënda shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, pastaj lënda përcillet për rishqyrtim te Drejtori i Departamentit. Pas rishqyrtimit nga drejtori i DRRTN, nxjerret vendimi për aprovim të kërkesës apo refuzim. Nëse aprovohet kërkesa përcillet tek Ministri për nënshkrim të licencës, ndërsa nëse refuzohet vendimi i dërgohet palës për ankim. Sa i përket kërkesës së ushtruar për Shitje me Shumicë të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së, lënda nuk i përcjellet komisionit për verifikim të kushteve teknike.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure konsiston në licencimin e subjekteve për shitje me shumicë të Gazit të Lëngëzuar të Naftës GLN-së.


Validiteti
6 vite

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa ne Ministrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit pergjegjës
  • Vula e subjektit afarist
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e deponisë, veprimtaria 4671, dhe drejtori [Kopje]
  • Certifikate që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër. (GYKATA THEMELORE). [Origjinal]
  • Kopjen e lejes valide (ose fleteaplikacionit për lejes) për deponim të gazit te lëngëzuar te natës apo për një pikë të shitjes me pakicë të gazit te lëngëzuar te naftës [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa 50 Euro Transfer bankar 1000400070002411